Senati i SHBA rezolutë për Kroacinë e Shqipërinë, përshëndet marrjen e ftesës së NATO-s
Washington - Për të përshëndetur Shqipërinë dhe Kroacinë për ftesën për të filluar bisedimet e anëtarësimit në Organizatën e Traktatit te Atlantikut të Veriut dhe duke shprehur mbështetje për vazhdimin
Washington - Për të përshëndetur Shqipërinë dhe Kroacinë për ftesën për të filluar bisedimet e anëtarësimit në Organizatën e Traktatit te Atlantikut të Veriut dhe duke shprehur mbështetje për vazhdimin e zgjerimit të Aleancës, në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u paraqit një rezolute nga senatori Voinovich. Në këtë rezolutë përshëndetet marrja e ftesës së Shqipërisë dhe Kroacisë në organizatën e paktit të Atlantikut Verior, NATO, për të nisur bisedimet e pranimit. Gjithashtu në rezolutë është përmendur edhe natyra historike të kësaj arritjeje, e ardhur në sajë të viteve të punës së madhe dhe një demonstrim të anganzhimit për sigurinë e përbashkët dhe vlerave të anëtarëve të NATO-s. Në këtë rezolutë gjithashtu shprehet mbështetja e fuqishme për përfundimin në kohë të bisedimeve të pranimit me tre vendet e Kartës së Adritikut për të lehtësuar procesin e pranimit. Kjo rezolutë e senatit amerikan mbështet zgjerimin e NATO-s dhe beson se një angazhim i vazhdueshëm i zgjerimit me vende që aspirojnë të anëtarësohen në NATO do të përforcojë sigurinë për të gjitha vendet në rajonin Euro-Atlantik.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj