Madhi: Diskutim i nevojshëm për ligjin e imunitetit
Tiranë- Kryetari i grupit parlamentar republikan Arjan Madhi ka reaguar dje për çështjen e imunitetit të deputetit, aq të debatueshëm kohët e fundit. “Partia Republikane
Tiranë- Kryetari i grupit parlamentar republikan Arjan Madhi ka reaguar dje për çështjen e imunitetit të deputetit, aq të debatueshëm kohët e fundit. “Partia Republikane është dakord për heqjen e imunitetit të deputeteve dhe zyrtarëve të lartë”, u shpreh Madhi. Sipas tij, ligji për kufizimin e imuniteteve duhet të parashikojë kohën që i duhet prokurorisë për të kryer hetimet e saj. “Zvarritja e hetimit të deputetit për vepër penale do të sillte impakt negativ. Ligji për kufizimin e imunitetit duhet te diskutohet për një kohë të gjatë", theksoi Madhi. Prokuroria e Përgjithshme gjatë hetimeve të deritanishme për tragjedinë e Gërdecit pretendon se ish ministri i Mbrojtjes, kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu ka kryer një sërë shkeljesh me detyrën e tij si ministër.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj