Faqja e Pare | Politike | Balla: Berisha të raportojë për mbrojtjen që po i bën Sefgjinit dhe shkaktarëve te Gërdecit

Balla: Berisha të raportojë për mbrojtjen që po i bën Sefgjinit dhe shkaktarëve te Gërdecit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Drejtësia shqiptare po heton sot dy çështje vrasjesh, në të cilat rezulton të jetë i lidhur direk apo indirekt ish-presidenti i Republikës Sali Ram Berisha dhe Kryeministri Sali Ram Berisha

 

      Drejtësia shqiptare po heton sot dy çështje vrasjesh, në të cilat rezulton të jetë i lidhur direk apo indirekt ish-presidenti i Republikës Sali Ram Berisha dhe Kryeministri Sali Ram Berisha. E para lidhet me rrëmbimin, torturimin dhe më pas zhdukjen e shqiptarit Remzi Hoxha. Askush nuk ka dyshim se SHIKU i 92-97 i merrte direkt urdhërat nga komandant Saliu.

      Askush nuk ka dyshim se Arben Sefgjini ka urdhëruar shoqërimin dhe interrogimin e Remzi Hoxhës, lidhur me një takim të cilin ky i fundit e kish përgjuar dhe se atij i duhej mbyllur goja përndryshe në Tiranë mund të plaste diçka e paprecedentë.

      Me sa duket në këtë çështje Sali Berishës i kanë ngelur këpucët në dorë, meqenëse atij i pëlqejnë shumë këpucët, dhe sot po bën gjithçka për ta mbrojtur atentatorin e një krimi makabër.

      Sali Berisha po mbron Sefgjinin, dhe ai duhet të vijë dhe të japë shpjegime këtu përse?

      Sali Berisha i ka garantuar Sefgjinit mbrojtje politike që ditën që e emëroi drejtor të përgjithshëm të përmbarimit, ditën kur erdhi në pushtet.

      Ju kujtoj se Arben Sefgjini se bashku me dy punonjës të tjerë u arrestua në maj të vitit 2003 ku në përfundim të hetimeve disa mujore rezultoi se  kishin konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit te torturës ndaj shtetasit maqedonas Remzi Hoxha.

      Por pas rihapjes së dosjes Hoxha nga Prokuroria tashmë për veprën penale të vrasjes dhe thirrjes së, pas disa javësh një ditë të diele, më 19 Janar 2008, Arben Sefgjini emërohet Drejtor I Përgjithshëm e Tatimeve, duke I konfirmuar edhe një here mbështetjen politike të shefit të tij të vjetër, të krimit të tetorit 1995.

      Të nderuar kolegë deputetë,

Sali Berisha duhet të flasë dhe të japë llogari se pse këtij njeriu, për të cilin kanë folur tashmë edhe bashkëpunëtorët e tij, i ofrohet kjo mbështetje dhe kjo mburojë politike.

      Nuk mund të qëndrojë as edhe një ditë drejtor i përgjithshëm, madje në asnjë nivel të administratës shtetërore, një individ që akuzohet për vrasje.

      Sali Berisha bën demagogji për imunitetin parlamentar dhe gjyqësor, ndërkohë që i ofron imunitet militantëve të tij që i vunë zjarrin Shqipërisë në 97.

      Sali Berisha duhet te shprehet për takimet dhe kontaktet me Arben Sefgjinin. 

Çështje tjetër për të cilën Sali Berisha Kryeministër vazhdon të refuzoje dhënien e shpjegimeve mbetet tragjedia kombëtare e Gërdecit.

      Ne respekt të jetëve të humbura, në respekt të detyrimit të tij Kryeministër, Sali Berisha nuk ka asnjë moral t’i fshihet Parlamentit për të dhënë shpjegime lidhur me dijenitë dhe mos dijenitë e tij lidhur me këtë tragjedi, veprimet dhe mosveprimet e tij, lidhjet familjare dhe njohjet mafioze me individët që shkaktuan atë kasaphanë.

      Kryeministri bën sot një muaj që nuk vjen në Parlament. Ku është, pse fshihet, perse nuk i përgjigjet akuzave publike që rëndojnë ndaj tij?

      Ai nuk mund të thotë më se nuk e kisha dëgjuar fshatin Gërdec?

      Memot, vendimet dhe urdhëresat për të dhe prej tij e kane nxjerrë atë të zbuluar. Është akuzuar publikisht se i la 48 orë liri Delijorgjit. Përse nuk përgjigjet? Është akuzuar se e ka takuar Delijorgjin, pas shpërthimit të tmerrshëm. Përse nuk përgjigjet?

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative