Hoxha: Bujqësia në kushte alarmante, qeveria e papërgjegjshme
I shqetësuar si specialist i bujqësisë, por edhe si përfaqësues i një zonë me tradita dhe resurse në këtë fushë, dëshiroj të ndaj me ju shqetësimin lidhur me situatë alarmante që përjeton ky sektor rëndësishëm i vendit në këto 2-3 vitet e fundit.
I shqetësuar si specialist i bujqësisë, por edhe si përfaqësues i një zonë me tradita dhe resurse në këtë fushë, dëshiroj të ndaj me ju shqetësimin lidhur me situatë alarmante që përjeton ky sektor rëndësishëm i vendit në këto 2-3 vitet e fundit.
Ndonëse u angazhuat si maxhorancë, se për bujqësinë dhe fshatin në tërësi do mbështeteshit në politika dhe reforma nxitëse,duke premtuar në të njëjtën kohë rritje të ndjeshme të investimeve për këtë sektor kryesisht për infrastrukturën agrare, rurale dhe menaxhimin e tokës. Premtuat gjithashtu mbështetje dhe politika lehtësuese fiskale,duke u shoqëruar këto me mbështetjen dhe fuqizimin e sistemit të kontrollit, certifikimit dhe standardizimit të produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore. Sa janë arritur këto, kjo duket qartë sot kur bujqësia Shqiptare vuan agoninë totale, jo prej shkaqeve objektive apo mungesa e impenjimit të vetë fermerëve, por nga paaftësia totale e strukturave qeverisëse dhe drejtimit!
Fermerët dhe bujqësia në shkallë vendi vuan mungesën e orientimit strategjik dhe zhvillimin perspektiv. Ajo vuan mungesën e vizioneve të qarta për politikat e zhvillimit si pëer sot dhe për të ardhmen e saj. Ajo është dhe po shkon, në se vazhdon kështu, drejt falimentimit total, sa kohë që shteti e ka lënë në harresë dhe e ka më të lehtë të favorizojë prodhimet bujqësore për tregun vendas, nga importi, ndërkohë që 40% e tokës are, sot mbetet pa u mbjellë.
Kurrë më shumë se sot nuk jemi ndeshur me shpërdorimin kaq të madh të tokës. Është lejuar dhe nuk ndërhyhet për të ruajtur këtë pasuri kombëtare, të cilën na e kanë dhuruar të parët tanë, edhe pse jemi kombi që kemi sipërfaqen e tokë arë, më të vogël për frymë të popullsisë, krahasuar me shumë vende të tjera të botës. Nga do dhe kush do mund të dëmtojë tokën sikur të jetë mall pa zot, a thua se këtë pasuri e ka marrë përsipër ta shkatërrojë ky brez dhe nuk ua kemi detyrim brezave që vijnë pas!
Politika aktuale, nuk po e stimulon bujqësinë, për të nxitur fermerët, që të prodhojnë produkte ushqimore apo agroushqimore , bën të rriten prodhimet vendase si burim i vetëm për rritjen e të ardhurave në zonat ku jetojnë mbi 50% e popullsisë së vendit, ku gjendja ekonomike është alarmante.
Këtë gjendje e përjetojnë të gjitha zonat e vendit, në veçanti ato që janë larg tregjeve të zonave urbane. Prodhimet e shkëlqyera të fermerit Përmetar nuk gjejnë dot treg, edhe pse cilësia e tyre është e mrekullueshme, por sepse tregu mbushet me prodhime të importit, cilësisht të diskutueshme. Pra mbështetja e shtetit është e padukshme sidomos për imputet bujqësore farëra,fidana apo kimikate të ndryshme dhe kosto e lartë e transportit.
Mund të ketë një interesim në shtimin e sipërfaqeve në dru-frutore, vreshtari, apo ullishte si rezerva dhe burime ekonomike për fermerët, dhe për këtë s’kemi përse të mburremi me evidencat e Min.Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në shtimin e sipërfaqeve çdo vit, mbasi prodhimet vendase nuk po pësojne rritje, krahasuar me rritjen e importit të këtyre produkteve nga tregjet e huaja. Edhe nëse ka një ulje të lehtë të çmimeve këto ditë, ato janë shumë më të larta se e njëjta periudhë e tre-katër viteve më parë. Së paku prodhimet e sezonit mos na i shisni si arritjet tuaja por të natyrës sonë të mrekullueshme.
Gjendje alarmante mbetet për periudhën që dhe vëren që do vije, lidhur me rreziqet që sjellin prodhimet ushqimore në tregjet tona, ku konsumatoret tanë i ruan vetëm “zoti.”.E vetmja gjë qe i duhet hequr kësaj Ministrie është mbrojtja e konsumatorit. Kushdo konstaton ne treg prodhime, tek të cilat mungon garancia, janë me cilësi të diskutueshme, pa etiketa dhe shpesh jashtë standardit lidhur me afatet e skadencës, peshës, origjinës së mallit,data e prodhimit apo origjina etj, megjithëse kemi me dhjetëra institucione kontrolli, të cilat paguhen nga shqiptaret, për të garantuar ushqime të shëndetshme. A nuk është alarmante kapja e një sasie të madhe vaji ushqimor të përzier me vaj lubrifikant auto-mjetesh dhe me përmbajtje të madhe “dioksine” kancerogjene. E njëjta dukuri u vu re para disa kohësh edhe me një sasi mishi qe vinte nga Argjentina e qe u kap ne Gjermani. Si është e mundur që për fatin tonë, këto raste flagrante na i zbulojnë vetëm të huajt. Sa sasi dhe cilat janë ato ushqime që kalojnë për tregun tonë nën etiketën “Buono per Albania”, të cilat kanë çuar në raste ekstreme për jetën e qytetarëve anë e kënd Shqipërisë. Dhe për këtë, nuk e kane fajin mjekët dhe Ministria e shëndetësisë.
Fermeri Shqiptar vuan për një mbështetje më të madhe teknike, pavarësisht se mburremi me programe, sepse mungojnë njohuritë për tregun dhe fondet e buxhetit për këtë qëllim. Ne kemi me mijëra specialistë të talentuar të bujqësisë, por që janë reduktuar ne shitësa bananesh, ndërsa për drejtimin e këtij sektori, aktualisht preferohen militantet fanatike, të cilët presin të japin ndonjë license.
Bujqësia Shqiptare, vuan sot nga nënvlerësimi dhe pa-aftësia në drejtim, sa kohë që nuk është e aftë të gjejë mbështetje me fonde. Për vitin që jemi asaj i janë dhënë vetëm 0.8% e fondeve të buxhetit të shtetit, pavarësisht se është kontribuesja më e madhe me rreth 26% e PPB, krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë.
Bujqësia Shqiptare nuk orientohet të nxisin prodhimin në ato degë që tregu vendas, por edhe çmimet në tregun e huaj na e diktojnë një gjë të tillë, për të bërë të interesuar fermerët që të rritin mbjelljet e drithërave, perimeve apo foragjereve,jo vetëm për ekonomitë e tyre por edhe për të mos harxhuar miliona Euro për importet e produkteve ushqimore, mbasi kjo para është shumë më e nevojshme të investohet po në këtë sektor jetik. Vitin e kaluar u mbollën rreth 26000 ha me jonxhë më pak se një vit më parë,duke i detyruar disa biznese të gjedhit që edhe këtë prodhim ta marrim nga importi! Vetëm kështu do frenohen lëvizjet e banorëve nga zonat rurale drejt qyteteve, duke ulur papunësinë dhe problemet e tjera sociale në qendrat urbane, por do rritet edhe më shumë sipërfaqja e punimit të tokës. Sipërfaqe të tëra me sera po thuaje se dështuan nga çmimet marramendëse të karburantit për ngrohje, sepse ju ishit të paaftë dhe dështuat në shpërndarjen e karburantit pa akciz.
Bujqesia Shqiptare sot vuan jo vetëm nga puna rutinë, apo drejtimi spontan e diletant, por edhe nga mburrja propagandistike me panairet e sforcuara, ndërkohë që në prag të sezonit të thatësirës qe presim, kanalet vaditëse janë të bllokuara, çmimet e energjisë elektrike për stacionet e pompimit janë shumë të larta dhe të pamundura për fermerin, qe pret te vadisë të mbjellat etj.
Bujqësia dhe blegtoria vuajnë sot nga mungesa e masave mbrojtëse e parandaluese, kundër dëmtuesve të shumtë në bujqësi dhe blegtori, të cilët çdo vit bëjnë kërdinë me mundin dhe shpenzimet e fermerit.
Nëse nuk kthejmë sytë dhe mendjen tek fshati kurrë nuk do mund të ndërtojmë demokracinë e plote në vendin tonë!




del.icio.us
Digg
Technorati
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj