Berisha ndërhyrje flagrante në drejtësi: Nuk shkarkoj Sefgjinin, na kushton dëmshpërblimi nëse del i pafajshëm
TIRANË- Kryeministri Berisha ka mbrojtur dje në mënyrë në hapur ish drejtorin e Tatimeve, Arben Sefgjini kur ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shkarkojë atë edhe pas vendimit të gjykatës. Kreu i qeverisë e ka mbrojtur deklaratën e bërë me pretendimin se zhdëmtimi pas burgimit të padrejtë do t’i kushtonte shumë buxhetit, por është shprehur gjithashtu se duhet pritur njëherë vendimi i gjykatës për çështjen e Sefgjinit dhe më pas të merret vendimi. “Ky zotëri ka qëndruar në arrest me burg për shumë muaj dhe është dëmshpërblyer qindarkë për qindarkë për dëmin e shkaktuar. Ka marrë dëmshpërblimin e plotë për çdo orë dhe çdo ditë, pasi në këto raste ligji e detyron shtetin të zhdëmtojë dhe ky është një dëm ndaj shtetit, pasi këto nuk janë para të qeverisë, por janë para të qytetarëve shqiptarë". Berisha ka parashikuar megjithatë pafajësi për ish kreun e SHIK të Tiranës, deri dje në postin e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, duke deklaruar se “nuk mund të paguajmë dy herë për të njëjtën gjë, ndaj dhe do të presim vendimin e gjykatës”. Në të vërtetë, vendimi i gjykatës që ka caktuar “arrest shtëpie” për Arben Sefgjinin e liron automatikisht nga detyra që mbante përpara se prokuroria e Krimeve të Rënda ta radhiste emrin e tij dhe të tre ish shikasve të tjerë si të akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha. Vetë emri i kryeministrit Berisha, i cili në kohën e zhdukjes ishte president i vendit është përmendur në këtë çështje edhe në hetimin që po bëhet prej kohësh nga familja e biznesmenit dhe madje edhe “Amnesty International”, që ka kërkuar përgjigje edhe nga Berisha për zbardhjen e krimit dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë. Ky fakt shton më tepër përgjegjësinë e kryeministrit dhe nuk i jep atij aspak të drejtën për të paragjykuar apo më keq akoma për të ndërhyrë në punën e një pushteti të pavarur siç është pushteti gjyqësor në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini ka nisur vetëm dje të respektojë masën e arrestit shtëpiak. Policia ka konfirmuar se, i akuzuari nga Prokuroria e Krimeve te Renda per veprat penale te pengmarrjes dhe tortures me pasoje vdekjen ndodhet ne apartamentin e tij. Kontrolli i pare i policise ka rezultuar se, numri nje i tatimeve ndodhej ne shtepine e tij. Patrulla e policise kontrollon dy here gjate dites rreth e rrotull apartamentit te tij per levizjet e tij apo per shkak se mund te thyhet kjo mase sigurie. Mbrojtja e Sefgjinit do te apeloje masen e dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda per ndryshimin e mases se dhene prej tij. Zyrtarisht edhe pse nuk ka shkuar te kryeje funksionin e tij si drejtor i Tatimeve, Sefgjini nuk eshte shkarkuar nga detyra. Kjo nuk do të ndodhë deri sa gjykata të marrë një vendim lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij, të paktën këtë ka deklaruar një ditë më parë kryeministri i vendit, duke u vendosur për të disatën herë në pozicionin e gjykatësit. Jo rastësisht për një çështje e cila daton që nga viti 1996 dhe akoma sot e kësaj dite ka mbetur e pazbardhur në shkaqe dhe autorë, sepse zyrtarët e asaj kohe, të njëjtët me tani nuk kanë ndihmuar në gjetjen e fajtorëve.


Download attachment >>
del.icio.us
Digg
Komente (5 vendosur):
Ky eshte nje ish-oficer i sigurimit famekeq te shtetit qe paraqitet si i "lindur ne Shkoder" duke mohuar edhe origjinen e tij, pasi mendon se keshtu mund te duket me "modern". Ai rrjedh nga nje krahine shume e respektuar dhe e vuajtur pikerisht nga monstra te tilla komunisto-barbare.
Qan shqipja per Skenderin,
Qan Kosova per nje burre,
Qan dhe Salca per nje furre, (buke)
Qe per bese s'do te behet kurre.
Vendosni komentin tuaj