Lamert: Shqipërisë i duhet më shumë për të arritur integrimin
Tiranë- Shqipëria ka ecur përpara po i duhet ende shumë për të arritur integrimin në strukturat evropiane. Një mesazh të tillë ua ka përcjellë deputetëve shqiptarë, kryetari i Bundestagut
Tiranë- Shqipëria ka ecur përpara po i duhet ende shumë për të arritur integrimin në strukturat evropiane. Një mesazh të tillë ua ka përcjellë deputetëve shqiptarë, kryetari i Bundestagut Norbert Lamert, në fjalimin e mbajtur pasditen e djeshme në Kuvendin e e Shqipërisë. Gjate fjalës së tij Lamert ka shprehur bindjen se Shqipëria mund të arrije ndryshimet e kërkuara. “Ndryshimet janë të mundshme. Evropa në vitet e kaluara është një dëshmi për këtë. Por ndryshimet kërkojnë kohe dhe për secilin vend janë kusht për pranimin në BE. Vetëm ndryshimet e mundësojnë anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë në vitet e fundit një rrugë impresionuese, por ka ende përpjekje dhe reforma përpara, te cilat janë pjesë e rrugës evropiane”, ka pohuar Lamert. Zyrtari gjerman ka shprehur gjithashtu angazhimin e vendit të tij për bashkëpunim në fusha të ndryshme me Shqipërinë.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj