Faqja e Pare | Kronike | Shqipëria drejt Integrimit Evropian, PS: Program qeverisës të implementueshëm dhe efektiv

Shqipëria drejt Integrimit Evropian, PS: Program qeverisës të implementueshëm dhe efektiv

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Komisioni për Politikën e Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare të PS në bashkëpunim me Fondacionin “Qemal Stafa” si dhe Fondacionin “Alfred Mozer”, të laburistëve

 

Tiranë- Komisioni për Politikën e Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare të PS në bashkëpunim me Fondacionin “Qemal Stafa” si dhe Fondacionin “Alfred Mozer”, të laburistëve holandezë, në vazhdim të procesit të konsultimit “Me Dyer të Hapura” së bashku me ekspertë, analistë dhe profesionist të pavarur, organizoi tryezën me temë “Shqipëria drejt Integrimit Evropian: Përcaktimi i Prioriteteve”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në zhvillimin ekonomik, ekspertë të huaj dhe vendas, përfaqësues të Fakultetit Ekonomik Shtetëror dhe Universiteteve private, përfaqësues të komunitetit të biznesit të madh e të vogël etj. Gjithashtu, në këtë tryezë mori pjesë Kryetari i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Ambasador Lohan dhe N/Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, Z. Libor Roucek.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Qemal Stafa, Z. Saimir Tahiri në hapje të tryezës deklaroi: “Integrimi Evropian është kthyer në ëndrrën e përbashkët të çdo shqiptari, pra në ëndrrën tonë publike, dhe kam bindjen se kjo ka ndodhur pjesërisht edhe për ti shpëtuar qoftë edhe virtualisht mungesës së theksuar të standardeve në vend, pra për ti shpëtuar dështimit të vazhdueshëm të klasës politike. Duke përdorur shprehjen më të thjeshtë, mund të themi se siç i gjithë populli shqiptar bie dakord për të ardhmen e tij evropiane pak a shumë të gjithë biem dakord edhe se klasa politike 18 vjeçare ka dështuar të ndërtojë Evropën këtu, e kam fjalën për reformat politike, institucionale, ato të drejtësisë, ekonomike, shoqërore etj.”

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative