Presidenti Topi dekreton tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë
Tiranë- Kreu i shtetit ka dekretuar dje tre anëtarë të Gjykatës së Lartë në vendin tonë. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar Kristaq Trajën si anëtarë të Gjykatës së Lartë
Tiranë- Kreu i shtetit ka dekretuar dje tre anëtarë të Gjykatës së Lartë në vendin tonë. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar Kristaq Trajën si anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke e pasuar edhe me dy emra atë tjera që do të jenë gjithashtu anëtarë të kësaj gjykate të lartë në vendin tonë. Zamir Poda dhe Artan Zeneli janë dy emrat emrat e tjerë që do të zënë tre vende të mbetura vakant në këtë Gjykatë. Por pavarësisht se deri dje janë plotësuar me anë të dekreteve të presidentit Topi, tre vende vakante në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, nuk janë vendet e vetme vakant. Pritet që deri në fund të këtij muaji, pra të muajit maj do t'u mbaroje mandati edhe katër anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë dhe kështu do të kemi shumë shpejt edhe zëvendësime të tjera në këtë organ. Në nenin të Kushtetutës flitet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe përkatësisht thuhet “1. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. 4. Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 5. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj