Prokuroria: Si u favorizua kontrata me SAC dhe “Alba- Demil” nga qeveria
Tiranë- Nga hetimi rezulton se në muajin shkurt të vitit 2006, drejtori i Ndërmarjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) Military
Tiranë- Nga hetimi rezulton se në muajin shkurt të vitit 2006, drejtori i Ndërmarjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) Military Export Import Companny (MEICO), i pandehuri Ylli Pinari, ka rënë në kontakt me përfaqësuesin e shoqërisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc” (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes për municionet me gëzhojë tunxhi që dispononte ushtria shqiptare dhe që nuk ishin pjesë e armatimit të saj. “Në lidhje me kërkesën e kësaj kompanie, në datë 5. 07. 2006, është vënë në dijeni ish Ministri i Mbrojtjes z. Mediu, nga ish drejtori i MEIKO-s, i pandehuri Ylli Pinari, nëpërmjet një memoje të kësaj date. Për këtë kërkese, në periudhën korrik - dhjetor 2006, nuk evidentohet ndonjë interesim dhe qëndrim aktiv i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu. Në këtë situatë mosinteresi dhe heshtje të ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, përfaqësuesi i kompanisë amerikane SAC, i orjentuar nga i pandehuri Ylli Pinari, ka realizuar takim të drejtpërdrejt me z. Fatmir Mediu dhe me datë 27. 12. 2006 i ka dërguar një kërkes nëpërmjet një faksi në gjuhën angleze. Pas kësaj interesimi dhe veprimi i ish Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu është i menjëhershëm, duke filluar një proces përgatitje me procedura të përshpejtuara, që synonte realizimin e projektit të ofruar nga kompania amerikane SAC. Evidentohet fakti se përfaqësuesi i komapanisë amerikane SAC, Patric Henry III, kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në takimet me të pandehurin Ylli Pinari ishte informuar lidhur me mundësitë për të ngritur aktivitetin e çmontimit dhe të çmilitarizimit të municioneve në Shqipëri, duke e orjentur drejt përfshirjes në këtë aktivitet të pandehurin Mihal Delijorgji, i cili ka qenë disa herë objekt i ndjekjes penale për vepra penale në fushën e evazionit fiskal. Në këto takime, i pandehuri Pinari i ka shpjeguar përfaqesuesit të kompanisë amerikane SAC, Patric Henry III, një numër elementesh juridike dhe kushtesh që duhet të plotësonte kompania SAC për këtë aktvitet. Rezultati i këtyre konsultimeve paraqitet në kërkesën/faksin e sipër përmendur, datë 27. 12. 2006”.



del.icio.us
Digg
Komente (1 vendosur):
.
Vendosni komentin tuaj