Faqja e Pare | Kronike | Intervistë me konstitucionalistin Njazi Jaho

Intervistë me konstitucionalistin Njazi Jaho

Germezoni: Decrease font Enlarge font

  Midis ndryshimeve kushtetuese që u bënë, u ndryshua edhe sistemi zgjedhor. Pas ndryshimit të këtij sistemi, cilat janë hapat që duhet të ndërmerren për përgatitjen e zgjedhjeve të vitit 2009?

Më lejoni që fillimisht të theksoj se para miratimit të këtyre ndryshimeve jam shprehur publikisht se çdo ndryshim i Kushtetutës duhet ti nënshtrohej një debati gjithëpërfshirës me argumente pro dhe kundër.

Por meqë tani ndodhemi përpara një fakti të kryer kur veç ndryshimit të sistemit zgjedhor u ndryshuan edhe nene të tjera, përsa i përket përgatitjes të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 mund të shpreh mendimin e mëposhtëm:

Me reformën zgjedhore jemi tepër të vonuar. Është e domosdoshme që me urgjencë të fillohet nga puna për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Për këtë duhen patur parasysh rekomandimet e shumta të OSBE / ODIHR-it dhe komisionit të Venecias, si dhe të gjitha të metat dhe dobësitë e vërtetuara në zgjedhjet e mëparshme.

Infrastruktura e zgjedhjeve është e një rëndësie të veçantë. Pa karta identiteti dhe pa regjistër të saktë dhe të plotë të zgjedhjeve nuk mund të shkohet në zgjedhje.

Për këtë kërkohen angazhime serioze dhe transparente. Duhet të përcaktohen afate për përmbajtjen e kësaj detyre.

 

Ka persona që mendojnë se tashmë që u caktua sistemi zgjedhor, Kodi zgjedhor mund të përmirësohet me lehtësi dhe brenda një kohe të shkurtër.

Mendoj se koncepte të tilla nuk janë të argumentuara ndërsa pjesërisht janë subjektive. Për një punë cilësore dhe konsensuale kjo detyrë mendoj se nuk do të ishte e lehtë. Përkundrazi për disa çështje të veçanta do të kishte kundërshti. Në këtë drejtim mund të ndikonin interesat e ngushta partiake. Kështu, për shembull, kur të shtrohej çështja e administrimit të zgjedhjeve, d.m.th. kur të flitet për komisionet zgjedhore, mund të lindin diskutime, cili do të ishte roli dhe përbërja e tyre, duke filluar nga KQZ-ja deri tek grupi i numërimit të votave, etj.

Qysh nga viti 2000 dhe deri më sot nuk është bërë asnjë ndryshim kapitullit mbi referendumet, megjithëse disa nene të këtij kapitulli janë të paqarta dhe kontradiktore. Madje për mendimin tim ka dhe ndonjë dispozitë antikushtetuese. Për këtë ka bërë vërejtje edhe OSBE / ODIHR-i si dhe Komisioni i Venecias.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (3 vendosur):

Golik Kokojka ne 09 May, 2008 04:34:07
avatar
Si so pajisemi ne emigrantet me karta identiteti dhe ku do votojme?!
E lexova istitucionalistin Niazi Jaho
persa shkruan ne shkrimin interviste me te dhe natyrisht keto shkrime specialistesh na duhen,i faleminderit sidomos nga ne qe jemi larg atdheut si emigrante.
Eshte pikerisht ky fakt qe me bem t'u drejtohem se si do te pajisen emigrantet me karta identiteti, kur dihen veshtirsite ne shume drejtime dhe pos kesaj si do arihet qe ata ta thone fjaln e tyre ne votimet e ardheshme?
Jane dy pyetje qe shtrohen ne cdo kuvend qe behet ketu ne Toronto, besoj se kjo qendron per gjith emigrantet kudo qe jane.
Do tilutesha z. Jaho dhe njonje tjeter kopetenti te na japi sqarime.
Duke perfituar nga rasti, dua te theksoj qe gazeta "Zeri i Popullit" te kete nje rubrike te posacme ditore per emigrantet, se dihet jane mbi 1/3 e popullsise dhe sidomos per te rinjte dhe femijet shkollore.
Se fundi me shprese per nje te majte solide...
Toronto 9 maj 2008 G. Kokojka
Merturi ne 09 May, 2008 06:12:52
avatar
Zgjedhjet i fiton gjithmon opozita mbasi hyzmetin e largimit nga pushteti e bejne vete pushtetaret.Keshtu ka ndollur ne keto 18 vjet.2009 flet me ze shume te larte ne kurorzimin e ardhjes ne krye te shteti e MAJTA.Gatimi eshte bere ne menyre te persosur nga te djathtet,jo pak,Veq PD-es,kontribut te madh kane dhene edhe te vegjlit e djathet.Nji kontribut unik gjitheperfshires.Nji suite e vertete,Si,Klluka me zogj.Nese nuk fiton e MAJTA,atehere une nuk di se c'fare qellimesh ka vete populli per jeten e vete.Qe do ta urojsha:Te ruejt Zoti naten se diten shef vete.
Mark ne 12 May, 2008 02:53:27
avatar
Ndoshta ne 2013ten ralizohet deshira juaj.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.00
Powered by ANA Creative