Qeveria shpërfill sezonin turistik. Plazhet e Durrësit pa ujë dhe drita
Siç jeni të gjithë në dijeni me fillimin e muajit qershor ka nisur zyrtarisht edhe sezoni i pushimeve në plazhet e qarkut të Durrësit ashtu sikurse në të gjithë
Gazmir Bizhga Kryetar i Partisë Socialiste Dega Durrës Siç jeni të gjithë në dijeni me fillimin e muajit qershor ka nisur zyrtarisht edhe sezoni i pushimeve në plazhet e qarkut të Durrësit ashtu sikurse në të gjithë Shqipërisë. Mirëpo ky fakt nuk përbën asnjë risi, krahasuar edhe me sezonet e shkuara, në atë që pretendohet t`ju ofrohet pushuesëve të shumtë që zgjedhin Durrësin. Ky sezon në mënyrë evidente paraprihet nga një neglizhencë që shkon deri në absurditet përsa i përket parapërgatitjeve për plotësimin e kushteve në zonat bregdetare, në të gjitha aspektet që i përkasin përgjegjësisë së institucioneve të drejtuara nga qeveria e kryeministrit Berisha. Në parantezë doja t’ju informoja që Qarku i Durrësit ka një vijë bregdetare të frekuentueshme prej 61,8 km, nga e cila, si për ironi të realitetit, vetëm 7 km i përkasin territorit të Bashkisë së Durrësit dhe administrohen prej saj, pasi pjesa më e madhe i përket 5 njësive të tjera vendore të cilat qeverisen nga përfaqësues të PD-së, përkatësisht komunat e Rrashbullit, Katundit të Ri, Ishmit, Thumanës dhe Bashkia e Sukthit. Përveç angazhimit të Bashkisë së Durrësit për të rehabilituar, sistemuar dhe dizifektuar vijën bregdetare, e cila duke akorduar një fond prej 17 milionë lekësh për këtë sezon, ka angazhuar totalisht të gjithë logjistikës disponuese për krijimin e kushteve optimale për një sezon të mirë pushues, asnjëra prej 5 njësive të tjera vendore me drejtues të PD nuk ka miratuar as edhe një fond të vetëm apo të ketë marrë ndonjë masë për përgatitjen për pushuesit të vijës bregdetare. Nga ana tjetër Bashkia e Durrësit ka miratuar 30 punonjës shtesë sezonal për mirmbajten dhe pastrimin e plazhit madje ka miratuar edhe një fond të veçantë prej 10 milionë lekësh për promovimin e turizmit në Durrës, ndërsa njësitë e tjera vetëm sa vjelin të ardhura nga turizmi bregdetar dhe nuk investojnë asgjë pavarsisht se kanë detyrimin ligjor për të realizuar një gjë të tillë. Kësisoj vetëm komuna Rrashbull ka një fond prej 188 milionë lekësh, por e gjen më të arsyeshme të japë 1 milionë lekë për blerje tutash sporti për klubin sportiv të fshatit, sesa të akordojë ndonjë fond për përgatitjen e sezonit turistik megjithëse, gati 80 % të buxhetit të saj e përfiton nga vija bregdetare që ka në administrim, Plepa-Përroi i agait. Por kjo do të ishte e keqja më e vogël, nëse mendon se qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Qarkun e Durrësit pavarsisht se i vjel të plota dhe pa i deleguar asgjë pushtetit vendor, taksat portuale e ato tatimore të biznesit që shtrihet në këto zona. Durrësi megjithëse mbetet një nga taksapaguesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit nuk përfiton asnjë qindarkë nga ky buxhet për projekte rehabilituese, promovuese turistike dhe aq më pak për makineri apo pajisje për ndërrmarjet e mirmbajtjes së Plazhit. Të gjithë e mbajnë mend premtimin e bujshëm të kryeministrit Berisha se verës së vitit 2006, e gjithë vija bregdetare turistike, nga Konispoli në Velipojë, do të ketë furnizim të pandërprerë me ujë, 24 orë. Madje këtë gënjeshtër të madhe kryeministri ynë e shkroi edhe në programin e qeverisë të miratuar në datën 8 shtator të vitit 2005 në Kuvend, konkretisht paragrafi IV në faqen 35. Sot kur ende nuk ka filluar ngarkesa e plotë me turistë dhe temperaturat nuk kanë arritur kulmin e sezonit, vija bregdetare Ura e Dajlanit-Plepa nuk ka më shumë se 60 minuta furnizim me ujë në ditë madje pjesa fundore e plazhit, në zonën pas shinave të trenit, furnizohet vetëm njëherë në katër ditë me nga 60 minuta gjithsej me ujë të pijshëm. Kjo situatë do të vijë duke u përkeqësuar më tepër në ditët në vijim, edhe për shkak të rritjes së konsumit të ujit si dhe keqadministrimit nga ndërrmarja e ujësjellësit. Në vijim të saj pjesa e plazhit Plepa-Golem vazhdon të furnizohet primitivisht me ujë të ndotur pusesh, ndërkohë që ka tre vite që ndërtimi i turizmit në këtë zonë (komuna Rrashbull) kryhet me gropa septike për mungesë të investimit në kanalizime të ujrave të zeza. Pa folur këtu për pjesë të tjera të zonave pushuese bregdetare, si kepi i Palit, bishtkamëz, grykëderdhja e Erzenit, gjiri i Lalzit etj. ku mungon totalisht furnizimi me ujë dhe kanalizimet e ku plazhet janë kthyer në vendgrumbullime plehrash. Kjo krizë e furnizimit me ujë të Plazheve ka bërë që të fillojë lulëzimi tradicional dhe abuziv i biznesit të furnizimit me ujë me autobote nga ndërrmarja e ujësjellës-kanalizime biznes ky që kontrollohet nga individë që janë të afërm të kupolës lokale të PD. Ndonëse sipas premtimit të kryeministrit këtë vit ndërrmarja e ujësjellës-kanalizime do të ishte nën administrimin e pushtetit vendor, ajo vazhdon ende të menaxhohet nga ministria e transportit. Po kështu kanë filluar kufizimet e para të energjisë elektrike në Durrës dhe në zonat bregdetare, sidomos në orët e paradites dhe sipas informacionit që ne kemi kjo situatë do të vijë duke u rënduar në ditët në vijim si pasojë e bilanceve negative për shkak të abuzive të filialit të KESH-it në Durrës ndërkohë që ende vazhdojnë faturimet abuzive në bizneset turistike. Nga ana tjetër vërehet një mungesë e plotë kontrolli të shërbimit sanitar shëndetësor dhe ushqimor nga ana e qeverisë pasi edhe ai kontroll i vakët që kryhet është krejtësisht i korruptuar. Sot mund të thuhet se shumë aktivitete ushqimore hotelerike apo shërbime restoranti kryhen me ujë “pusi” jashtë çdo standarti higjenor dhe shëndetësor. Gjithashtu mungojnë edhe këtë vit masat parandaluese epidemiologjke në zonat bregdetare si pasojë e neglizhencës nga drejtoria e shëndetësisë dhe shërbimi shëndetësor. Në të njëjtën kohë mungon pothuajse totalisht shërbimi ambulator shëndetësor në terren. Të gjitha këto anomali në këtë fillim sezoni turistik nuk ka sesi t’ju bien në sy qeveritarëve tanë pasi pushimet e tyre prenotohen jashtë Shqipërisë duke ju kushtuar jo pak xhepave të shqiptarëve dhe bizneseve turistike.Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj