Faqja e Pare | Kronike | ATSH së shpejti do të ofrojë shërbimin më të ri "ATA WIRE"

ATSH së shpejti do të ofrojë shërbimin më të ri "ATA WIRE"

Germezoni: Decrease font Enlarge font
 
 
TIRANE- "Agjencia Telegrafike Shqiptare, (ATSH), do të ofrojë shumë shpejt shërbimin më të ri mediatik, "ATA WIRE", testimet për të cilin po ecin mjaft mirë", bëri të ditur të enjten për mediat, drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Artur Kopani. "ATA WIRE" do të ofrojë shërbimin më të shpejtë dhe profesional të gjithë deklaratave për median dhe publikun.  Përmes tij, bizneset, institucionet shtetërore, shoqëria civile, etj, do të kenë mundësinë e paraqitjes të gjithë produkteve dhe sipërmarrjeve të tyre në të gjitha mediat, si në gazeta, Radio, televizionet, në të gjithë teritorin e vendit.  Një sistem i suksesshëm i ruajtjes së të dhënave, do ta ndihmojë "ATA WIRE", që të prezantohet si një burim i rëndësishëm dhe i besueshëm i njoftimeve të kompanive, shoqatave apo institucioneve të ndryshme për mediat, si dhe do t'u japë sigurinë se mesazhet e tyre kanë mbrritur tek klientët e synuar, në kohën e kërkuar dhe me koston më të ulët të mundshme. Përmes shërbimit "ATA WIRE", do të realizohet dërgimi i gjithë informacioneve dhe njoftimeve për shtyp në çdo destinacion, lokal dhe botëror, pasi ai do të jetë shërbim në gjuhët shqip, anglisht, frengjisht, etj. Të gjitha mediat do të mund t'i marrin njoftimet, ftesat, apo dhe informacionet shtesë për aktivitetet nga shërbimi "ATA WIRE", në të njëjtin rrjet, në të cilin marrin lajmet e ATSH-së.  Të gjitha njoftimet për shtyp të dërguara në "ATA WIRE", do të shfaqen me akses të lirë në :
http://www.atawire.com për partnerët e biznesit, investitorët, klientët, si dhe publiku.  Për herë të parë, në këtë adresë do të përfshihen direktori të plota të institucioneve, biznesit, si dhe shoqërisë civile, të prezantuara në formën e një portofoli. Gjithashtu, "ATA WIRE" do të përfshijë menaxhimin mediatik të aktiviteteve, me synim, ofrimin e një shërbimi të plotë të marrëdhënieve mediatike me publikun, për entet shtetërore, private, fitimprurëse, dhe jo fitimprurëse.  "ATSH ka hyrë në një proçes modernizimi për t'u shndërruar në një afgjenci multimediatike. Krahas rritjes së cilësisë dhe sasisë së lajmeve, (tekst & foto), po punohet që brenda vitit të zbatohet shërbimi i ri i lajmit me Audio, Video dhe SMS", u shpreh drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Artur Kopani
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative