Barroso: Shqipëria statusin e kandidatit? Nuk mund të them data, ka akoma shumë për të bërë
Tiranë- Takimi ndërparlamentar Bashkimi Evropian- Ballkan ka shënuar një shkëmbim cilësor për ndikimin e reformimit të shpejtë të
Tiranë- Takimi ndërparlamentar Bashkimi Evropian- Ballkan ka shënuar një shkëmbim cilësor për ndikimin e reformimit të shpejtë të Shqipërisë për integrimin e saj në BE. Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka radhitur për herë të parë pas Kroacisë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, si vende që kanë bërë progrese. “Nuk dua të flas për datat. Mendoj, se Shqipëria ka bërë progrese. Ne po punojmë bashkë me autoritetet shqiptare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, por për momentin nuk mund të angazhohem për të dhënë një datë si afat” ka deklaruar Barroso. Pas Edi Ramës, Jozefina Topalli guxon e para nga maxhoranca të kërkojë statusin e kandidatit në Bruksel. “Unë thashë në këtë konferencë se Shqipëria do të kërkojë statusin e kandidatit pastaj ajo do varet nga vendimmarrja e tyre, se sa e gjerë do të jetë kjo mbështetje. Sigurisht e bisedova me zëvendëspresidentin e Asamblesë Kombëtare franceze, meqë Franca merr presidencën e BE- së dhe ai më tha që do të vijë në Shqipëri për të parë ndryshimet, të cilat Barroso i quajti radikale”. Por progresi i Shqipërisë nuk përkthehet njësoj nga deputetë të opozitës. “Ashtu siç u tha gjatë dy ditëve të konferencës, Shqipëria nëse nuk arrin të realizojë reformat e hartimit të regjistrit kombëtar, forcimin e administratës publike, forcimin e shtetit, luftën kundër korrupsionit do ta ketë të pamundur të ndjekë vendet e tjera të Ballkanit në ritmin e tyre për reformat e integrimit” ka deklaruar deputeti socialist, Blendi Klosi. Kryeministri i Sllovenise, Janez Jansha tha dje se Ballkani Perëndimor është hapësira kryesore e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, një rol të veçantë në këtë rajon ka edhe Kosova, e cila duhet të vazhdojë të ruajë stabilitetin. "Nëse edhe pas 15 qershorit situata në Kosovë do të jetë e qëndrueshme siç është tani, atëherë do të jemi të kënaqur", ka pohuar Jansha në takimin e parë parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Sllovenia është kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj