Faqja e Pare | Kronike | Shefer: Progres në bisedimet për Shqipërinë në NATO

Shefer: Progres në bisedimet për Shqipërinë në NATO

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

BERLIN- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hoop Scheffer, deklaroi dje nga Berlini se bisedimet për anëtarësimin e plotë

 

BERLIN- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hoop Scheffer, deklaroi dje nga Berlini se bisedimet për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO kanë shënuar progres. Scheffer deklaroi gjatë seancës parlamentare të NATO-s në Gjermani se bisedimet për anëtarësimin e plotë të dy vendeve të ftuara në muajin prill, siç është Shqipëria dhe Kroacia kanë shënuar progres dhe qëllimi i aleancës është që këto dy vende të përfundojnë zyrtarisht raundet e bisedimeve deri me 9 korrik ku pritet të firmoset anëtarësimi në NATO. Shefer deklaroi se shpresonte që edhe Maqedonia të zgjidhte çështjen e emrit me Greqinë përpara 9 Korrikut në mënyrë që edhe ajo të marrë ftesën për anëtarësim në aleancë duke bërë që procesi i ratifikimit të mos vonohet. NATO bën të ditur se aleanca po bashkëpunon me Shqipërinë në një sërë sektorësh, me interes të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Për sa i përket Serbisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-, Jap De Hoop Scheffer, deklaroi se do të jetë pikërisht qëndrimi që do të mbajë ndaj Kosovës treguesi më i fortë i aspiratës pro evropiane të këtij vendi. Scheffer shtoi se forcat e NATO-s kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë shumë të mirë për të mbajtur situatën nën kontroll pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative