Sections
Newsletter
Email:
Sondazh
A do te pershpejtohet procedura per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut?
Faqja e Pare | Kronike | Gazetarët shqiptarë: Berisha na ka shpallur luftë se u rreshtuam në anën e viktimës

Gazetarët shqiptarë: Berisha na ka shpallur luftë se u rreshtuam në anën e viktimës

image

TIRANE- Mediat kanë reaguar ndaj sulmeve të Berishës ndaj mediave Dhjetëra gazetarë kanë hartuar një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standard njerëzor duke poshtëruar vdekjen

 

TIRANE- Mediat kanë reaguar ndaj sulmeve të Berishës ndaj mediave  Dhjetëra gazetarë kanë hartuar një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standard njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen se nuk jemi ne ata që fshehin krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha ndërkohë që u bëhet thirrje ndërkombëtarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës nga ata që mbrojnë krimet dhe që janë në pushtet. 

Deklaratë në emër të gazetarëve shqiptarë 

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar gjithë standardet etike, politike dhe njerëzore deri tek përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare Presidentit të Top Channel, Dritan Hoxhës.

Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij politike dhe mediatike që ka nën kontroll për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprinciptë ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës, mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.

Ne gazetarët shqiptarë nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s’e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shtetërore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne gazetarët shqiptarë po përpiqemi t’i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë. Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend për t’u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë kryeministri na ka shpallur luftë.

Ne gazetarët e shtypit shqiptar jemi të shqetësuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptare, madje dhe ndaj atyre të huaj siç qe rasti i gazetës “ New York Times” , për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverise që ai drejton. Ne u rreshtuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë. Ne gazetarët e shtypit shqiptar i bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesioniste të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fakt si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit Sali Berisha tek i cili janë zgjuar atavizmat më të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar. Ne gazetaret e shtypit shqiptar jemi te angazhuar ta perballojme kete beteje, me te, si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që keni ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri. 

Kjo deklarate u firmos nga: 

Alba Malltezi

Armand Shkullaku,

Ylli Rakipi

Andi Bushati

Skënder Minxhozi

Ilir Babaramo

Anila Basha

Denis Minga

Mero Baze

Altin Kreka

Rudina Xhunga

Mustafa Nano

Arban Hasani

Sokol Balla

Filip Cakuli

Enton Abilekaj

Henri Çili

Eni Vasili

Rezar Xhaxhiu

Sokol Shameti

Franko Egro

Martin Leka

Alfred Peza

Pandi Gjata

Valbona Kurti

Artan Hoxha

Aleksandër Cipa

Mentor Kikia

Bledar Zaganjori

Alban Dudushi

Mentor Nazarko

Komente (2 vendosur):

Sokol Halili ne 27 May, 2008 06:20:47
avatar
Sokol Halili ne 23 May, 2008 07:20:58

MORALI I MEDIAS LE PER TE DESHIRUAR. Ndarja nga jeta e Dritan Hoxhes eshte dhembje per te gjithe shqiptaret. Ai ishte model i perparimit te teknollogjise bashkekohore e si pasoje dhe i suksesit te shpejte ne biznes. Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit.
Shqiptaret nuk e kane zakon te flasin per te vdekurin por ketu kemi 2 gjera qe e nxjerrin shume zbuluar degjenerimin e medias shqiptare.
Se pari, shumica e mediave, vecanerisht atyre vizive ishin krejtesisht shurdhe lidhur me vdekjen e vajzes 27 vjecare Entela Hysko. Perse keshtu? Mos jeta e z. Dritan Hoxha, 40 vjec ishte me e vlefshme se jeta e nje vajze te re 27 vjece? Apo mos kjo femer ishte e martuar e shoqerohej me nje beqar? Jo ishte e kunderta. Por, te qenit mashkull dhe i pasur e ben z. Dritan Hoxha te pagabueshem ne syte e medias mafioze shqiptare, sidoqofte jo para Zotit te Madh-te cilit i qofshim fale. E ndersa vajzen e trajton si nje qenie sekondare dhe pa vlera.
Se dyti, dhe per me shume, lidhjet jashte martesore jane bere natyre primare e boseve shqiptare, qofshin keta biznesmen apo qeveritare. Grate e tyre ne Shqiperi, rrisin femijet e keta te "pasur" nga xhepi por te varfer nga morali bredhin rrugeve, moteleve e jashte shtetit me vajza te reja. Kjo eshte nje tregti e fshehur e mishit te bardhe, e cila i ka shnderruar disa vajza shqiptare ne mantenuta. Opinioni publik ben te shurdherin dhe te verberin, pasi funksioni i parase e ka kaluar edhe pershkrimin e Hasan Zyko Kamberit:"Paraja te jep emer/Te marton e te jep femer/, si edhe ate te Karl Marksit qe "nese ke para, por s'ke kembe s'ka problem se me para mund te blesh 23 gra".
Keto shfaqje te shemtuara ndodhin masivisht pothuajse vetem ne Shqiperi, ku korrupsioni ka zevendesuar moralin dhe ku "mbret" i vertete eshte bere paraja. E keta parelinj te rinj (populli thote ruajini nga pasanaiket e bere rishtas e nga ata qe armatosen rishtaz) kerkojne te kene minihareme, ashtu sic kishin pashallaret turq te shekujve te shpates e te haracit.
Se fundmi, nuk dua kurrsesi te paragjykoj te ndjeren Entela Hysko pavarsisht motiveve te saj per te qene ne ate makine sportive me z.Dritan Hoxha ne oren 2 te mengjesit. I pa justifikueshem eshte qendrimi moral i publikut, i cili duhet ti perbuz boset qe kane nje jete te dyte prapa familjes se tyre ose nje mal me mantetuta (concubines).

Sot, per me teper do te ju thoja te gjitheve ju qe keni vene emrat ketu, dhe qe e PRANONI SE NUK KENI QENE PROFESIONAL NE MBULIMIN E KESAJ NGJARJE
Melinda Tirana ne 27 May, 2008 07:23:12
avatar
Zoterinj gazetare ,nuk mundet ju dot ta tregonit ngjarjen ashtu si ishte e verteta . U munduat shume per kete njeri te medias tja fshnit kete mekat. Me vjen keq se ka dhe gazetare femra . Nuk dua te hyj ne hollesite e familjes se te ndjerit ,po nji burre qe quan gruan fabrike per femije ,personalisht nuk do e respektoja ; Fundja gruaja ka ardhur ne jete te beje femije dhe bota kete e vlereson shume. Ai dashuronte me Entelen prej 10 vjetesh ,vajzen nga Skrapari. * e dinte kjo zonjushe qe ky njeri ishte i martuar dhe me 4 femije? * e dinte kjo qe ai kishte nji grua po . Po perse duhet ti shkonte nga mbrapa ,apo per ferrarin e bukur dhe parate. Ja ku ka arritur morali i vajzave Shqiptare. Ajo per moshen qe kishte duhet te ishte bere punishte femijesh. Dritani femijet i beri me gruan e vet ,pamvaresisht qe ai se paska dashur fare. Per mua eshte e nderuar ,ka 4 femije si yje
,ti rrojne e ti kete me jete .Pasuri ju ka lene femijeve dhe gruas,po vete mori Entelen dhe tha Lamtumire. Per mua ajo grua eshte treguar shume e forte ,une per vete as nuk do shkoja ta varrosja. Ketu e kini prishur pak ju te Medias . Sa per Salen mos e cani koken fare ,se ai kete pune ka . Te japi llogari per Kunatin qe se" njifte" dhe per gerdecin . Po * bie gje rrufe ne H..... jo thone . Edhe nji here u prehshin ne paqe Dritani dhe Entela. Urime ne detyren tuaj fisnike.Kuptohet dhe anshmeria juaj ,po ishte nji gje qe bente buje dhe dihej nga te gjithe.
Vendosni komentin tuaj comment
  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.46
Powered by ANA Creative