Dentistët "klandestinë" vijojnë lulëzimin
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë, nisur nga kontrollet e ushtruara në subjektet e shërbimit dentar, ka pranuar se në vendin tonë ka laborantë të huaj, të
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë, nisur nga kontrollet e ushtruara në subjektet e shërbimit dentar, ka pranuar se në vendin tonë ka laborantë të huaj, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pasur licencë. "Tek ne është një numër i madh laborantësh të huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri dhe nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkatës", kanë konfirmoi specialistë të Shëndetit Dentar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se për këto subjekte duhet të merren masa drastike deri në mbylljen e aktivitetit të tyre pasi ushtrimi i këtij profesioni në mënyrë klandestine sa vjen e po bëhet më shqetësues. Në fakt Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë me kohë alarmin se në morinë e aktiviteteve private të klinikave dentare në vendin tonë, rezultojnë edhe subjekte të palicensuara të cilat nuk dihet se prej sa kohësh kontribuojnë në lulëzimin e këtij biznesi mjaft fitimprurës. E megjithatë sipas këtyre burimeve inspektoriati përkatës është ende në fazën e verifikimit të këtyre subjekteve, pas të cilave pritet të marren masa te ashpra nëse nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe ato që parashikohen në rregulloren e shëndetit oral. Sipas kësaj ministrie problem real përbëjnë vetëm laborantët e huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri dhe nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkatës, subjekte ndaj të cilave do të ndërmerren masa drastike deri në mbylljen e aktivitetit të tyre. Kontrollet e inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë evidentuar me kohë se përgjithësisht ushtrimi i profesionit të laborantëve dentarë të palicencuar kryhet nga specialistë që vijnë nga vende të ndryshme, të cilëve nuk do t`u lejohet më ushtrimi i këtij profesioni në mënyrë klandestine. E megjithatë penalizimet e vetme ndaj subjekteve të tilla janë po ato të kryera në qytetin e Burrelit dhe të Tiranës, ndërkohë që akoma më problematike për shërbimin dentar konsiderohet edhe qyteti i Tiranës, Durrësit, Lezhës etj. Në vendin tonë ka vetëm 36 subjekte të huaja të licencuara, ndërsa në Shqipëri ushtrojnë aktivitet mbi 725 klinika dentare private, 410 prej të cilave gjenden në Tiranë.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj