Faqja e Pare | Kronike | Një vit nga dështimi i ligjit antiduhan, ministria e mohon

Një vit nga dështimi i ligjit antiduhan, ministria e mohon

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Ligji i miratuar në 26 maj të vitit të kaluar ka një vakuum ligjor mes dy neneve më kryesore të tij. Sipas nenit 15 ndalohet konsumi i duhanit në ambiente publike, ndërsa në nenin 16 kërkohet heqja e tavllave dhe vendosja e tabelave kundër duhanit.

Tiranë- Një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit anti-duhan specialistët pranojnë se dështimi nuk erdhi vetëm nga vështirësitë në zbatim. Ligji i miratuar në 26 maj të vitit të kaluar ka një vakuum ligjor mes dy neneve më kryesore të tij. Sipas nenit 15 ndalohet konsumi i duhanit në ambiente publike, ndërsa në nenin 16 kërkohet heqja e tavllave dhe vendosja e tabelave kundër duhanit. Ligji parashikon gjoba vetëm në rastin e dytë dhe jo kur brenda në lokal konsumohet duhan, por që nuk shkundet në tavëll. Mirëpo Ministria e Shëndetësisë, është shprehur se zbatimi i ligjit njëvjeçar "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", pengohet nga mungesa e koordinimit të punës së pushtetit qendror dhe atij vendor. Dikasteri i cili heziton të pranojë dështimin e zbatimit të këtij ligji, vlerëson se zbatimi i nenit 15 të ligjit kundër duhanit ka lënë për të dëshiruar vetëm muajt e fundit dhe kjo ka ardhur si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve të pushtetit qëndror dhe atij vendor. Ndërkohë Inspektoriati Sanitar Shtetëror në rrethin e Tiranës ka patur dobësi në vjeljen e gjobave. Nga 105 gjoba të vendosura për këtë vit, asnjë nuk është vjelur. Ndërsa kontrollet e inspektorëve në lokale mbyllen në orën 16:00. Pavarësisht kësaj, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zbatimi i ligjit "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", ndonëse është e vështirë të konstatosh një vend publik në të cilin të zbatohet me korrektësi, e konsideron pothuajse të suksesshëm. E vetmja përkjekje modeste në mbështetje të luftës kundër duhanit, ka qenë ngritja në muajin shkurt e disa grupeve të koordinatorëve lokalë dhe grupeve rinore në disa rrethe të vendit. Në fakt dështimi i ligjit antiduhan është pranuar pak muaj më parë nga vetë Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i cili ka deklaruar se ai do ti rikthehet sërish autoritetit ligjvënës për të riparuar defektet e konstatuara. Sipas Ndokës këtë vit janë parashikuar disa rregullime ligjore për të patur një harmonizim më të mirë me pushtetin vendor dhe policinë e shtetit në vjeljen e gjobave duke rikonfirmuar kështu se ligji antiduhan do t’i rikthehet sërish Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar disa ndryshime, i ndërgjegjshëm se ky ligj nuk po gjen zbatim, duke sjellë nevojën e amendimit të disa neneve të tij, ku do të kërkohet që aktor në zbatimin e tij të jetë edhe policia e rendit. Ligji antiduhan hyri në fuqi në 26 Maj të vitit që lamë pas, por për të kuptuar se ai nuk zbatohet sot, mjafton të hysh rastësisht në cdo lokal të kryeqytetit, ku u përqendrua edhe vëmendja më e madhe nga inspektorët, për të konstatuar se ai nuk respektohet. Inplementimi i tij u komentua si mjaft i vështirë për kushtet e Shqipërisë, por përvec ditëve të para pas miratimit, ligji tashmë pothuajse është lënë në harresë nga pronarët e bareve apo edhe të tregtimit të duhanit. Në Shqipëri ka 780 mijë duhanpirës, nga të cilët 180 mijë janë femra. Ndryshimi i kësaj shifre një vit pas miratimit të ligjit është pothuajse i papërfillshëm.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative