Pronat, Berisha paralajmëron ndryshimin e Metodikës
Tiranë- Edhe pse miratimi i Metodikës për vlerësimin e pronave sipas qarqeve, zgjati për një kohë relativisht të gjatë, kryeministri Berisha
Tiranë- Edhe pse miratimi i Metodikës për vlerësimin e pronave sipas qarqeve, zgjati për një kohë relativisht të gjatë, kryeministri Berisha ka paralajmëruar se ajo do të ndryshojë sërish. Pavarësisht se kjo nuk është pohuar drejtpërdrejt, Berisha tha se nuk mund të vlerësohet një pronë në Tiranë me 350 mijë lekë kur mund të kushtojë më shumë, apo kur vlera e trojeve të tëra nuk është më shumë se 10 euro dhe në të vërtetë vlerësohet me 150 euro. Madje, sipas kreut të qeverisë ky lloj vlerësimi ka bllokuar procesin. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, ai kërkoi nga ministria e Ekonomisë, e Financave dhe e Bujqësisë që të angazhojnë ekspertët për të bërë vlerësimin e tokave në bazë të moduleve të gatshme. Duke e konsideruar si një çështje urgjente, që deri më tani ka penguar procesin e pronave. “Këto ministri duhet të nisin menjëherë punën dhe të përcaktojnë në terma realë dhe jo me mashtrime, çmimin real të tokës” është shprehur kryeministri duke pranuar se deri më tani, Metodika që u cilësua si një sukses i punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nuk është zbatuar nga ekspertët dhe komisionet që janë marrë me vlerësimin e pronave. Dita- ditës, qeveria pranon dështimin e saj me kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili është jo vetëm një proces i rëndësishëm për ekonominë, por edhe si një standard që duhet plotësuar për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Gjithsesi, kryeministri nuk mund të pretendojë se duke larguar kreun e AKKP nga detyra, ka gjetur përgjegjësin për vonesat në proces dhe as se gjërat do të ndryshojnë për mirë pas kësaj.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj