Faqja e Pare | Kronike | Berisha: Dëmshpërblimi i ish pronarëve do të bëhet nga ndërtuesit dhe vetëm brenda vijave të verdha të qytetit

Berisha: Dëmshpërblimi i ish pronarëve do të bëhet nga ndërtuesit dhe vetëm brenda vijave të verdha të qytetit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Çështja e pronave vazhdon të mbetet në udhëkryq jo vetëm për shkak të mungesës së bazës ligjore, që deri më tani ka qenë e përbërë

 

Tiranë- Çështja e pronave vazhdon të mbetet në udhëkryq jo vetëm për shkak të mungesës së bazës ligjore, që deri më tani ka qenë e përbërë thjesht nga ligje elektorale dhe plotësisht të pazbatueshme, por edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme të kreut të qeverisë ndaj saj. Dje kryeministri Berisha ka deklaruar se reforma e pronësisë ka të garantuara rezultatet nëse do të miratohet ligji për legalizimit dhe ai për titujt e pronësisë. Ndërkohë ai ka premtuar se ish pronarët do të dëmshpërblehen në masën 100 për qind për dëmtimin e pronës së tyre, vetëm në rastet kur kjo ndodhet brenda vijave të verdha të qytetit. Sipas Berishës dëmshpërblimi do të merret përsipër nga ndërtuesit, që kanë ngritur pallat duke shfrytëzuar tokën në pronësi të të tjerëve. Ai është shprehur se këta ndërtues nuk mund të vazhdojnë të pasurohen, në një kohë kur ish pronarëve u shkelen të drejtat kushtetuese. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar madje edhe për ndjekje penale ndaj atyre që nuk dëmshpërblejnë. Duke ngarkuar përgjegjësinë mbi ndërtuesit, Berisha nuk do të shqetësohet për të gjetur një fond që nuk ekziston për të bërë kompensimin financiar të ish pronarëve. Nga ana tjetër, ky konflikt mes subjekteve, do të heqë mënjanë qeverinë, bashkë me përgjegjësinë e saj pse çështja e pronave vazhdon të mbetet peng herë i paaftësisë së qeverisë për të drejtuar procesin përmes ligjeve të qarta dhe të zbatueshme dhe herë i premtimeve për kompensime financiare dhe fizike, kur nuk ekzistojnë aspak mundësitë reale për ta bërë këtë qoftë edhe për disa vite me radhë.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative