Ndahet nga jeta Presidenti i “Top Mediaâ€. Homazhe dhe ngushëllime deri përtej kufijve shqiptarë
Dritan Hoxha, presidenti i “Top Mediaâ€, themelues i “Top Albanian Radioâ€, “Top Channelâ€, dhe “Dixhitalb†humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik dje në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri†në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel, përballë ish ekspozita “Shqipëria Sotâ€. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 40 vjeçarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapësirë të plotë prej 97.5 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës
Tiranë- Dritan Hoxha, presidenti i “Top Media”, themelues i “Top Albanian Radio”, “Top Channel”, dhe “Dixhitalb” humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik dje në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel, përballë ish ekspozita “Shqipëria Sot”. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 40 vjeçarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapësirë të plotë prej 97.5 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 40 vjeçarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak. Humbja është e pazëvendësueshme për gruan e tij Vjollcën. Dritan Hoxha do ti mungojë tre vajzave te tij Lorit, Sarës, Redias si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë.
Top Channel dhe Top Albania radio ndërpreu transmetimet e saj që ishin parashikuar në program pas konfirmimit të lajmit tragjik. Në orën 09.00, në Top Channel dhe në Top Albanian Radio u lexua një komunikatë në të cilën ndër të tjera thuhet: “Padyshim humbja më e madhe njerëzore është për familjen e tij, për nënën Zyranë, e cila e rriti Dritanin, në mungesë të babait të tij, që për rastësi tragjike, ishte shuar edhe ai në një moshë të re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve të shumta si të gjithë shqiptaret, në shtëpinë e tij të parë në Laprakë. Në Laprakën që e rriti si djalin e saj, Tanin, një i ri i jashtëzakonshëm, i cili merrej me shpikje teknologjike për të çarë terrin informativ që kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatë e lexuar në median që ai krijoi mbyllej me fjalët: “Zemra e Dritan Hoxhës ndaloi në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit, për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove të Top Channel.
Mesazhi nga Top Media
Bota e medias dhe veçanërisht “Top Media”, “Top Channel”, “Top Albania Radio”, “DigitAlb” janë në një gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i “Top Medias” dhe themelues e krijues i “Top Albania Radio”, “Top Channel” dhe “DigitAlb”, është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, në të gdhirë të datës 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjeç këtë vit, është shuar pak minuta pas një aksidenti të rëndë me makinën e tij në një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, shumë pranë studiove të “Top Channel”. Dritan Hoxha do të mbahet mend gjatë për profilin e tij të veçantë publik, si krijues i një perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptarëve dhe dha kontribut të posaçëm në liberalizimin dhe hapjen e shoqërisë shqiptare pas vitit 1990. Ne si punonjës dhe bashkëpunëtorë të tij jemi ende në kërkim të fjalëve, për të shprehur dhimbjen e madhe që na ka mbërthyer në këto orë, kur Tani, ashtu si të gjithë e thërrisnim ne, nuk është më. Padyshim humbja më e madhe njerëzore është për familjen e tij, për nënën Zyranë, e cila e rriti Dritanin, në mungesë të babait të tij, që për rastësi tragjike, ishte shuar edhe ai në një moshë të re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve të shumta si të gjithë shqiptarët, në shtëpinë e tij të parë në Laprakë. Në Laprakën që e rriti si djalin e saj, Tanin, një i ri i jashtëzakonshëm, i cili merrej me shpikje teknologjike për të çarë terrin informativ që kishte vendosur regjimi komunist. Humbja është e pazëvendësueshme për gruan e tij Vjollcën, me të cilën ai krijoi familjen e tij të shtrenjtë. Dritan Hoxha do t’i mungojë tre vajzave të tij Lorit, Sarës, Redias, si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë. Dritan Hoxha do t’i mungojë Top Channel, pasi do t’i mungojë motori i pashtershëm i ideve, projekteve të guximshme dhe ambicioze që kërkonte t’i realizonte, dhe t’i realizonte shpejt, ashtu siç edhe ai vetë jetonte jetën e tij, me një ritëm të jashtëzakonshëm. Dritan Hoxha do t’i mungojë Top Albania Radios, krijesës së tij të dashur dhe të parë mediatike. DigitAlb do të ndjejë mungesën dhe peshën e madhe të kujdesit për këtë kompani të madhe mediatike, filialet e së cilës Dritan Hoxha i rriti me dashurinë që një baba rrit fëmijët e tij. Por në një farë mënyre Dritan Hoxha është kudo, në çdo qelize të Top Medias, në çdo sekondë që ne transmetojmë në eter. Në eter aty ku tani endet edhe shpirti i personit që u njoh si Tani i Topit dhe si i tillë do të mbahet mend përgjithmonë. Zemra e Dritan Hoxhës ndaloi në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit, për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove te Top Channel.
Presidenti Topi homazhe në Top Media
Në orën 14:15 në mjediset e Top Channel mbërriti edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ai deklaroi se veç humbjes së një njeriu është humbja e dikujt që ka kontribuar shumë në vitet e Shqipërisë moderne, në futjen e një imazhi të ri në media, teknologji e informacion. Më herët, përmes stafit të tij të ngushtë presidenti i Republikës i dorëzoi familjes së Dritan Hoxhës një letër ngushëlluese, përmes të cilës ai bashkohet me dhimbjen që ka përfshirë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. “Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri. Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj, ndërsa nëna, bashkëshortja dhe fëmijët, njeriun e tyre më të shtrejtë”, thuhet në mesazhin e presidentit të Republikës.
Mesazhi nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama
“Sot vdiq një njeri nga ata që bëjnë histori. Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër. Vepra madhështore që Tani i Topit ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur përveçse duke mbyllur sytë për të ecur më shpejt. Pas profesionistëve e talenteve që në mikrofonin e Top Albanias dhe ekranin e Top Channel-it gjetën oazin e zhvillimit të tyre në kushte optimale, ishte jeta e një njeriu në kërkim të pareshtur të cilësisë më të mirë. Pas prurjes së pandalshme të risive të komunikimit, formateve moderne të pasqyrimit të aktualitetit, të qeshurave therëse të Fiksit e atyre me lot të Portokallisë, tingujve të Top Festit dhe jehonës së stadiumeve të botës së Super Sportit në kohë reale, ishte jeta e një njeriu në garë me kohën. Pas tasteve të telekomandës që çelte çdo vit dritare të reja në shtëpitë tona, ishte jeta e një njeriu që s'mund të plakej. Ikja e tij përgjithnjë nga kjo botë që nuk i mjaftoi asnjëherë, le pas kudo trishtimin e thellë për ç’ka humbi sot Shqipëria. Së bashku me dhimbjen e madhe tek unë për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që pata fatin ta njoh nga afër qyshse nisi t'i japë jetë ëndrrës për të cilën qe lindur dhe të cilës i kushtoi jetën.
Ish presidenti Moisiu homazhe në Top Media
Për të ngushëlluar familjen e presidentit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha, si dhe bashkëpunëtorët e stafin e Top Media, në mjediset e Top Channel ishte dje në orën 14.30 edhe ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai bëri homazh para arkivolit me trupin e Dritan Hoxhës dhe ngushëlloi familjen e tij për këtë humbje të madhe që tronditi atë dhe gjithë të afërmit e tyre.
Mesazhe ngushëllimi nga personalitete e organizata
Një nga figurat e njohura të hapësirës shqiptare, Arber Xhaferri në mesazhin ngushëllues për familjen, miqtë dhe punonjësit e Top Medias, shprehet i pikëlluar jashtë mase nga vdekja aksidentale e Dritan Hoxhës. “Për mua ishte emblemë frymëzuese e optimizmit e suksesit të rinisë shqiptare të kohëve të zymta të tranzicionit”, thuhet në mesazhin e Xhaferrit. Përmes një mesazhi ngushëllimi kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Kurum International” shprehet: “Në këto momente ndjej dhimbje për ndarjen nga jeta të të njohurit tim të çmuar Dritan Hoxha në këtë aksident tragjik. Në emrin tim dhe gjithë punonjësve tanë shprehim ngushëllimet dhe ndajmë dhimbjen me familjarët dhe miqtë e tij”. Në mesazhin ngushëllues të lëvizjes Mjaft thuhet se kjo humbje shkon përtej rrethit të njerëzve që e njohën dhe punuan me të. “Kjo është humbje e të gjithëve. Dritan Hoxha ishte ndër të paktët njerëz që u njehsua me institucionin, me krijesën e tij, duke sjellë në median dhe opinionin publik shqipfolës një vlerë të shtuar të pamohueshme. Falë pasionit dhe këmbënguljes, ai krijoi një biznes të suksesshëm dhe mbi të gjitha, një institucion garant të demokracisë. Top Media u bë një pikë referimi për standardet e mendimit dhe fjalës së lirë, një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave kombëtare, që i kalojnë kufijtë formalë të Shqipërisë. Nuk është aspak e tepruar të themi që falë kontributit të këtij njeriu, të gjithë ne, gëzojmë sot disa liri më shumë, për mbrojtjen e të cilave, shpesh herë, gazetarë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kemi qëndruar bashkë në të njëjtën llogore. Sot nuk është një ditë zie vetëm për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, por është një moment i vështirë për komunitetin e medias dhe për qytetaret e këtij vendi kaq të vogël që nuk do të kenë mes tyre, një njeri që me energjinë e tij pozitive arriti të krijojë një standard dinjitoz mbarëkombëtar, ndoshta i vetmi përmes të cilit u ndjemë të krahasueshëm me qytetarët evropiane”, thuhet në mesazhin e lëvizjes Mjaft. Edhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit shpreh ngushëllimet për humbjen e një njeriu që i dha më shumë se kushdo medias dhe fjalës së lirë. Një mesazh ngushëllues për familjen Hoxha erdhi edhe nga minatorët e Bulqizës, të cilët kanë gjetur në Top Channel dritaren më të madhe për të ngritur shqetësimet e tyre. Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Bufi u shpreh gjatë një komunikimi me median: “Dua të shpreh së pari ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e presidentit të Top Medias, zotit Dritan Hoxha dhe t’i shpreh familjes së tij, bashkëpunëtorëve të tij në kompaninë e Top Medias ngushëllimet e mia më të përzemërta. Duke e vlerësuar se ishte një humbje tragjike e një personaliteti të fuqishëm, mjaft energjik që dhe një kontribut të madh jo vetëm në median e tij, por në tërësi në zhvillimet e teknologjisë së re të medias në Shqipëri”.
Thaçi mesazh ngushëllimi familjarëve e kolegëve
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hoxha dhe kolegët e tij, me rastin e vdekjes tragjike të Presidentit të Top Media-s, Dritan Hoxha. “Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë Top Media, Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern. Ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe në emrin tim”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Digg



Komente (15 vendosur):
Shqiptaret nuk e kane zakon te flasin per te vdekurin por ketu kemi 2 gjera qe e nxjerrin shume zbuluar degjenerimin e medias shqiptare.
Se pari, shumica e mediave, vecanerisht atyre vizive ishin krejtesisht shurdhe lidhur me vdekjen e vajzes 27 vjecare Entela Hysko. Perse keshtu? Mos jeta e z. Dritan Hoxha, 40 vjec ishte me e vlefshme se jeta e nje vajze te re 27 vjece? Apo mos kjo femer ishte e martuar e shoqerohej me nje beqar? Jo ishte e kunderta. Por, te qenit mashkull dhe i pasur e ben z. Dritan Hoxha te pagabueshem ne syte e medias mafioze shqiptare, sidoqofte jo para Zotit te Madh-te cilit i qofshim fale. E ndersa vajzen e trajton si nje qenie sekondare dhe pa vlera.
Se dyti, dhe per me shume, lidhjet jashte martesore jane bere natyre primare e boseve shqiptare, qofshin keta biznesmen apo qeveritare. Grate e tyre ne Shqiperi, rrisin femijet e keta te "pasur" nga xhepi por te varfer nga morali bredhin rrugeve, moteleve e jashte shtetit me vajza te reja. Kjo eshte nje tregti e fshehur e mishit te bardhe, e cila i ka shnderruar disa vajza shqiptare ne mantenuta. Opinioni publik ben te shurdherin dhe te verberin, pasi funksioni i parase e ka kaluar edhe pershkrimin e Hasan Zyko Kamberit:"Paraja te jep emer/Te marton e te jep femer/, si edhe ate te Karl Marksit qe "nese ke para, por s'ke kembe s'ka problem se me para mund te blesh 23 gra".
Keto shfaqje te shemtuara ndodhin masivisht pothuajse vetem ne Shqiperi, ku korrupsioni ka zevendesuar moralin dhe ku "mbret" i vertete eshte bere paraja. E keta parelinj te rinj (populli thote ruajini nga pasanaiket e bere rishtas e nga ata qe armatosen rishtaz) kerkojne te kene minihareme, ashtu sic kishin pashallaret turq te shekujve te shpates e te haracit.
Se fundmi, nuk dua kurrsesi te paragjykoj te ndjeren Entela Hysko pavarsisht motiveve te saj per te qene ne ate makine sportive me z.Dritan Hoxha ne oren 2 te mengjesit. I pa justifikueshem eshte qendrimi moral i publikut, i cili duhet ti perbuz boset qe kane nje jete te dyte prapa familjes se tyre ose nje mal me mantetuta (concubines).
Zoti te bekofte per gjithshka qe ke bere per ne Tani,do te na mungosh shume!
Une nuk i paragjykoj njerzit per jeten e tyre personale.
Komenti im eshte kunder medias mafioze qe i diskriminon FEMRAT dhe ju thur lavde TE PASURVE.
Per me shume eshte politika e te gjithe kraheve qe i diskriminon votuesit e thjeshte dhe i thur dithirambe ketij lloj "morali". Ne fakt, kjo ngjarje zbuloi maskaraden e vertete te medias dhe politikes.
Ky reagim i dyte eshte per lexuesit normal dhe ju bej thirrje te rinjve te mos joshen nga jeta flashing por ti drejtohen shkollimit e punes dhe jo makinave te shpejta e klubeve te nates. Faleminderit Sokol Halili, doctoral student, NYU
Ngriti nje kryeveper. I perhershem qofte kujtimi i tij.
Ngushelloj te dyja familjet per tragjedine e rende si te Dritanit edhe te asaj vajze fatkeqe qe vdiq bashke me te.Nuk jam aspak dakort me zotin Sokol Halil per sa shkruan.Une jetoj familjarisht prej shume vitesh ne Florida dhe gadi per dite lexoj dhe degjoj per tragjedite automobilistike ne Shqiperi(Si kudo ne bote) por rasti i Presidentit te Top Media zotit Dritan Hoxha eshte i rradhe.Ju thoni se pse nuk e ngriti shtypi ne qiell ate vajze fatkeqe?Gaboheni sepse cdo njeri vleresohet ne punen e mire dhe meritat qe ka dhe nuk vleresohet si dukur ne biografine famijare,pra Dritan Hoxha ishte nje personazh i madh ne mediat shqiptare sepse ishte i pari qe beri qe edhe ketu ne Ameriken e larget te buqase shqip zeri i Top Channel,pra te na sjelle ne shtepite tone nje cope Shqiperi qe na mungon aq shume ne mergimtareve.Atehere si thua ai ishte apo jo i madh Tani?Gjithsekush ka edhe jeten e tij private qe per fat te keq shqiptaret e kane ne gjak metoden e shpifjes,bile sikur te te shohin edhe me ****** tende dhe ty te njohin dhe ate jo te thojene:Shihe si u be me dashnoe!...Ndaj ju lutem ju lutem respektoni njei-tjetrin,respektoni punen e mire qe disa po bejne ndaj kombit shqiptar qofshon keto gazetare,poete,politikane,mesues etj,,,ju lutem leni llafet sepse jane fukurallek..Shqiperia eshte europe dhe duhet e beje pjese ne familjen e saj Europiane gje qe zoti Tan Hoxha e beri me kompanine digjitale Top Media..Ngushellime familjes se Tanit dhe stafit te Top Medias...
E njejta situate, jo vetem banale por biles edhe tragjike vazhdon ne Shqiperi me kete kategori njerzish, radhet e te cileve, fatmirsisht tkurren cdo vit. Disa bashkepatriotet tuaj qe jane zhvendosur ne Tirane, kane vrare dhe plagosur me arme zjarri vajzat e tyre vetem pse secila prej tyre kishte takuar mikun e saj. Po permend vetem dy mbiemra baballaresh vrases: Marticani dhe Jemini. Dhe * e dini ju se sa e denoi Kadiu (me falni "gjykata")shqiptare vrasesin Marticani? Vetem nja 2 vite burg, ndersa vrasesi Jemini nuk u denua fare. Nese ke ndopak dijeni per gjykatat amerikane, imagjinoje sa do te denoheshin keta vrases ne Florida.
Ceshtja qe une diskutoj ka te bej me dinjitetin dhe moralin e shoqerise. KY DINJITET NUK ARRIHET KURRE NESE FEMRAT NUK KONSIDEROHEN TE BARABARTA ME MESHKUJT. Entela vdiq se bashku me mikun dhe bashkepunetorin e saj, jetet e te dyve ishin te barabarta. Njeri u trajtua si sheik arabie dhe tjetra si pule fshati. Entela ishte viktime e pafajshme, ndersa Dritani vdiq sepse shkeli ligjin e qarkullimit rrugor. Kjo eshte media qe ty te pelqen z. Leke, mua kjo media snobe me revolton...
E meqe te ka munguar kaq shume Shqiperia, ju mund te ktheheni, Shqiperia, ende i pranon refugjatet e saj pa viza....
E di cfare te besh ti me ate dipllomen po e more::::FUTE NE ****
Ne qofte se ty nuk te ka munguar Shqiperia atehere:TE Q..FSHIN ZEZAKET DHE MEKSIKANET BASHKE MER LEGEN M..TI
Ti nuk je shqiptar por (shqip foles).
Lek,te pershendes dhe mos e rruj per komentet e ketij legenit.
Natyrisht me vjen jashtzakonisht keq per familjen e te ndjeres Entlela Hysko dhe i shpreh ngushellimet me te sinqerta (i perhershem qofte kujtimi i saj, ne zemrat e te afermve te saj).
Ne fakt ktu nuk po diskutohet se cfare bente Z. Hoxha me jeten e tij personale, diskutohet se cfare arriti te krijonte ne kete Shqiperi qe jeton ende pas perdes se vjeter. Citoj ktu mesazhin e kryetarit te PSSH pasi ka goditur me cdo fjali ne mesazhin qe i ka percjelle familjes se tij.
I perhershem Qofte kujtimi i tij!
Nese je vertet plak, te falet obskurantizmi sepse Zoti i Madh-te cilit i qofshim fale do te sheroj shpejt nga veset tuaja te diskriminimit gjinor, racor dhe mafioz. Nese je i ri me "mend" qe paske do te perfundosh shpejt ke 313 ose...diku tjeter edhe me keq. Ne te dy rastet shoqeria do te sherohet nga nje ciban qe kullon qelb, e keshtu pa ty do te kemi nje Shqiperi me te mire.
Une Shqiperine e kam, se jam ketu ne Tiranen time tani per pushimet e veres. Dhe sa po te doktorohem ne qershorin e 2009 do te kthehem pergjithmone dhe ti sherbej shoqerise me aq sa do te kem dijeni e forca. Kjo eshte Shqiperia ime dhe une kurre s'do ta lejoj veten te degjoj per Shqiperine time vetem nga "bucitja shqip e zerit te ndonje stacioni televiz".
Te jesh doctoral student nuk do te thote te studjosh vetem per mjekesi...mor plak Klodi, por do te thote te marresh titull Doktor ose PHD dhe te japesh mesim ne universitete.
Zoti te sherofte...se per doktoret, vendi yt eshte ke pavioni 5 ne Tirane.
Ilirian Agolli
Tiranë
27-05-2008
Shiko kroniken - Download (WM)
Shiko kroniken - Watch (WM)
Përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë pë* të goditur trafikimin e qenieve njerëzore vlerësohen ende të pamjaftueshme nga organizmat ndërkombëtare. Diplomatë amerikanë dhe ekspertë të USAID-it diskutuan sot pë* të luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve. Zv/Ambasadori amerikan, Stiven Zate, thotë se Shqipëria është ende një vend burimi pë* trafiqet, ndërsa zv/Ministrja e Brendshme shqiptare, Iva Zajmi, pohon vështirësitë në kontrollimin e kufijve tokësorë. //bsa//
Morali. per sa i perkete z.Dritan Hoxha, ngushellimet e mia te perzemershme,dhe zoti e bekofte.(Mein Herzliches Beileid fü* Herrn Hoxha und seiner Familie). Sa per Entela, gjithashtu ngushellimet e mia ndaje Fam: se saje, edhe ajo ishte njeri mbi te gjitha, por ishte ne sherbim te P....dhe keshtu jame e mendimit qe si takon te permendet!klodi, je fantastike fare por terhiqu pake me thyrjet ofenduese ndaj Kolit?Ciao-Ciao
Sokol me behet qejfi, qe studion edhe te uroj sa me shume Sucsese!Leka, shijoje qendrimin ne Florida, dhe mose harro se je shqipetare,bravo! Bye
Vendosni komentin tuaj