Himarë, aksidentohet makina me 5 familjarë, vdesin 2 plagosen 3 të tjerët
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Himarë duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerët, mes tyre një vogëlushe 5 vjeçare. Automjeti në të cilin ndodheshin 5 persona është përplasur me murin anësor të rrugës duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe një gruaje
Tiranë - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Himarë duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerët, mes tyre një vogëlushe 5 vjeçare. Automjeti në të cilin ndodheshin 5 persona është përplasur me murin anësor të rrugës duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe një gruaje. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët bëjnë të ditur se viktimat janë Ardi Gjini 38-vjeç dhe Eleni Gjini 61-vjeçe nga qyteti i Vlorës. 5 personat e ndodhur në makinë në momentin e aksidentit mësohet të jenë pjesëtarë të së njëjtës familje. Të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në spital në të cilën janë duke marrë edhe ndihmën e bluzave të bardha. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë. Hetimet paraprake thonë se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit.
Pas tre ditësh, Apeli shqyrton kërkesën e Sefgjinit dhe Koldashit për ndryshim të masës së sigurisë
TIRANE- Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 26 maj kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë, për dy të pandehurit Arben Sefgjini aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Avni Koldashi, të akuzuar për zhdukjen e shqiptaro maqedonasit Remzi Hoxha.
Dy të pandehurit kanë kërkuar apelim të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila ka vendosur për ta masën "arrest shtëpie". Të akuzuar për këtë dosje janë Arben Sefgjini, ish-drejtues i degës së SHIK në Tiranë, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Avni Koldashi e Budion Meçe, ish-inspektorë ne SHIK dhe Ilir Kumbaro, ish drejtues në SHIK, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykimi për katër të pandehurit ka pak ditë që ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ata akuzohen, për veprat penale "rrëmbim personi" dhe "torture me pasoja te rënda".
Burg pa afat për vrasësin e nënës së tre fëmijëve në 1997
Tiranë- Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit "burg pa afat" për 31-vjeçarin, Bilal Mehmeti, i cili akuzohet për vrasjen e 35-vjeçares Eleni Koka. Nëna e tre fëmijëve Koka, humbi jetën në mënyrë tragjike përpara syve të bashkëshortit, 2 kilometra larg rrugës kombëtare Jorgucat (Gjirokastër) - Sarandës gjatë 1997.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullaj, tha se pas vlerësimit të masës së arrestit, i ndaluari është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë. Bilal Mehmeti, lindur dhe banues në Delvinë, i dënuar më parë për veprën penale "vjedhje me dhunë", në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij, Ilirjan Alinanaj (aktualisht vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, me 11 vjet, për veprën penale "vjedhje me armë"), nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të grabisin automjetin ku udhëtonte familja e saj. Bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Eleni Koka, nuk ka pranuar t'i dorëzojë çelësat e makinës, duke bërë rezistencë. I ndodhur para një fakti të tillë, Bilal Mehmeti e ka qëlluar atë me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Dhunimi i gazetarit Ilia, Çipa:Para drejtësisë autori
TIRANË - Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka kërkuar vënien përpara drejtësisë të dhunuesit e gazetarit Ksenofon Ilia. Gjatë një deklarate për mediat Unioni i Gazetarëve ka deklaruar se përgjegjësi për këtë ngjarje është gjyqtari i Gjykatës së Matit i cili ka kërcënuar dhe ka rrezikuar jetën e gazetarit Ilia. "Unioni i Gazetarëve shpreh fuqimisht solidaritetin e vet me kolegun Ilia dhe kërkon nga autoritetet e larta dhe sidomos nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë një hetim të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjyqtarit që ndërsa i shmangej intervistimit të gazetarit dhe kamerës së tij, lëshonte kërcënime dhe rrezikoi realisht edhe jetën e tij", deklaron kryetari i Uninonit Aleksandër Çipa. Një pamje e tillë jo vetëm diskrediton këtë gjyqtar, misionin e tij, por ekspozon më së miri se sa agresivë janë disa nëpunës të sistemit të drejtësisë në marrëdhënie me mediat dhe me publikun.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj