Dalipi: Shqiptarëve po u ezaurohet mundësia për të mbijetuar, u vidhet prona
Tiranë- Lidhur me denoncimin e rastit të vjedhjes së tokës në fshatin Vrëpckë të Kolonjës, ka folur edhe deputeti i zonës, Alfred Dalipi duke thënë se shqiptarëve çdo ditë e më tepër po u ezaurohet
Tiranë- Lidhur me denoncimin e rastit të vjedhjes së tokës në fshatin Vrëpckë të Kolonjës, ka folur edhe deputeti i zonës, Alfred Dalipi duke thënë se shqiptarëve çdo ditë e më tepër po u ezaurohet mundësia për të jetuar. “Edhe njëherë unë do të doja të denoncoja jo vetëm këtë rast, por një veprimtari abuzive që është bërë tashmë fenomen dominues jo vetëm në qarkun e Korçës, është edhe në qarkun e Gjirokastrës, edhe në qarkun e Vlorës. Nuk ka pëllëmbë të malit të Gramozit që nuk i është dhënë individëve, duke futur në konflikt komunitete të tëra dhe fshatra të tëra. Nuk ka pëllëmbë pyje, në zonën më të pyllëzuara të vendit, Kolonjës, që nuk i është dhënë individëve duke futur në konflikt të hapur me komunitetin dhe me fshatrat e këtij rrethi. Nuk ka pëllëmbë të malit të Moravës që nuk i është dhënë individëve”, tha ai. Sipas Dalipit problemet dhe shqetësimet kryesore, që ngrenë komunitetet e këtyre fshatrave në këtë rajon është pamundësia që kanë ata për kullota dhe për dru zjarri, sepse gjithçka është kthyer vetëm në duart e një grushti njerëzish të cilët mbrohen politikisht, njerëz të cilët i kanë kthyer ngjyrat e këtyre pyjeve nga jeshile, në blu. “Problem tjetër kryesor është që njerëzve ju ka humbur shpresa për të kërkuar drejtësi në institucionet e këtij vendi, ju ka humbur shpresa që të gjejnë drejtësi në gjykata, ju ka humbur shpresa që të gjejnë drejtësi në prokurori, ju ka humbur shpresa që të gjejnë drejtësi në organet dhe agjencitë e specializuara, sepse të gjithë vijnë në dyert e Kuvendit për të takuar një deputet i cili ka mundësi të denoncojë këto akte korruptive. Kanë 15 vjet që shkojnë dyerve të qeverisë, dyerve të gjykatave, dyerve të prokurorisë, të agjencisë së privatizimeve, të avokatit të popullit. Ka me qindra dhe me mijëra familje në të gjithë jugun e vendit, të cilëve po ju ezurohet mundësia për të mbijetuar. Nuk kanë toka për të punuar, nuk kanë kullota për të kullotur bagëtinë, nuk kanë pyje për tu ngrohur. Kjo qeveri e ka zhvendosur të gjithë vëmendjen nga shqetësimet e popullit. E ka zhvendosur sepse çdo ditë në Kuvend vijën vetë ligje, që kanë të bëjnë me marrje kredish, para për të na zhytur në borxhe dhe me pagesa për Kalimashin”, ka nënvizuar deputeti Dalipi. Ai ka kërkuar edhe njëherë tjetër vëmendjen e të gjithë medias për të denoncuar çdo mundësi korruptive që i heq atë që është minimale për të jetuar tek njerëzit, pronën.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj