Zëvendësdrejtori i MEICO merr vendin e ish shefit, Oketa firmos për Granit Lekën
Tiranë- Pavarësisht se ndërmarrja shtetërore MEICO u përfshi në një skandal me trafikun e armëve që u finalizua me fatkeqësinë e Gërdecit, në krye të saj është vendosur sërish
Tiranë- Pavarësisht se ndërmarrja shtetërore MEICO u përfshi në një skandal me trafikun e armëve që u finalizua me fatkeqësinë e Gërdecit, në krye të saj është vendosur sërish një prej emrave që ka punuar deri më tani në drejtim. Nëse nuk ka asnjë habi në faktin që zëvendësi ka marrë rolin e ish drejtorit, nuk mund të mos ketë habi në faktin që pikërisht për shkak të pozicionit të tij në MEICO, ai të mos ketë pasur asnjë njohuri mbi atë çka po ndodhte mes kësaj ndërmarrjeje dhe firmës shqiptare të Mihal Delijorgjit për demontimin e municionit. Granit Leka do të zërë vendin e Ylli Pinarit, i cili është aktualisht i pandehur për çështjen e shpërthimit të 15 marsit në afërsi të Vorës si dhe për një sërë aferash që i paraprinë tragjedisë. Emërimi i Lekës në detyrën e drejtorit të MEICO-s është bërë dje nga Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. MEICO është operatori shtetëror në varësi të ministrisë së Mbrojtjes që administron blerjet dhe shitjet e materialeve luftarake për llogari të kësaj ministrie. Pas tragjedisë së Gërdecit, ish drejtori i MEICO-s Ylli Pinari u mor i pandehur nga Prokuroria Shqiptare për shpërdorim detyre, ndërkohë që iu sekuestruan sasi të mëdha pasurie të paluajtshme.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj