Faqja e Pare | Kronike | Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sollakut për dekretin e shkarkimit: Kuvendi nuk mund të hyjë në kompetencat e Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sollakut për dekretin e shkarkimit: Kuvendi nuk mund të hyjë në kompetencat e Prokurorisë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim dje duke rrëzuar kërkesën e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku për shfuqizimin e dekretit për shkarkimin e tij. “Kërkesa e kryeprokurorit

 

Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim dje duke rrëzuar kërkesën e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku për shfuqizimin e dekretit për shkarkimin e tij. “Kërkesa e kryeprokurorit për këtë vendim është e pabazuar” ka qenë deklarata e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit ka dhënë dje vendimin edhe për një kërkesë tjetër të ish numrit një të organit të akuzës, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit. “Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësoje vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq", thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës. Në njërën kërkesë ish Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku kërkonte shfuqizimin e Dekretit nr. 5523, datë 22.11.2007, të Presidentit të Republikës si dhe të Vendimit nr. 141, datë 05.11.2007 të Kuvendit të Shqipërisë, që bëjnë fjalë për shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Kushtetuesja arsyetoi se këto akte nuk përmbajnë shkelje të të drejtave kushtetuese.

Lidhur me kërkesën tjetër, me objekt zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi nuk mund të marrë kompetencat e organit të akuzës.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (1 vendosur):

Sokol Halili ne 19 May, 2008 12:35:39
avatar
Kjo gjykate eshte e terrorizuar nga Berishe GERDECI

Nese "kuvendi nuk mund te marre kompetencat e organit te akuzes", atehere vendimi i kesaj gjykate eshte nje flete e kalbur lakre nga Laknasi. Kjo do te thote se Kuvendi ka shkelur Kushtetuten dhe si pasoje e kesaj shkelje ka marre nje vendim, qe eshte vendimi per shkarkimin e Sallakut. Por gjykata nuk eshte e zonja ta ndeshkoje Kuvendin dhe te vere padrejtsine ne vend, pasi KA FRIKE NGA BERISHA.
Pas vrasjes se Azem Hajdarit dhe mplakjes se Dritero Agollit, politika shqiptare nuk ka me nje politikan qe mund ta mbroj aresyen edhe perkundrejt interesave te tij politike.
Ndersa ketyre "burrave" pa kocke te Gjykates Kushtetuese ju them: "haram e paci jo vetem emrin e gjyqtarit por edhe te juristit dhe te shqiptarit. "Burra" si ju, jo vetem qe si duhen me familjes, por edhe jane turpi i c'do profesioni...Zoti ju mbledhte sa me shpejte...per apelin e fundit.
Nga ana tjeter, nuk them kurre se Sollaku qe nje burre me kuarajo dhe etike profesionale. Ai nuk pati palce ne luften kunder krimit dhe e perdori poltronin e kryeprokurorit per te bere politike. Por sidoqofte, shkarkimi i tij ishte antikushtetues...(pike).

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative