KE, Lohan: Debat gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi
Tiranë- Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, mbështet debatin publik dhe gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi. “Të gjithë palët të përfshihen në debatin
Tiranë- Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, mbështet debatin publik dhe gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi. “Të gjithë palët të përfshihen në debatin për reformën në sistemin e gjyqësorit. Komisioni Evropian ju mbështet, ndërsa pengesë po bëhet kriza politike” është shprehur dje ambasadori Lohan. Deklaratën e tij, zyrtari i lartë ka bërë gjatë prezantimit të programit “Euralius 2”, në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. “Marrëveshjet politike në fushën e drejtësisë nuk ndihmojnë reformat në këtë sektor” ka deklaruar ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. “Eshtë e domosdoshme të miratohen ligje të cilat fillimisht duhet të kalojnë në një debat të gjerë publik, gjithëpërfshirës”- tha ambasadori i KE duke kujtuar se “Legjislacioni nuk duhet të jetë i mirë vetëm në letër, por dhe duhet zbatuar”. Pak ditë më parë, përfaqësuesi i Komisionit Evropian ka shprehur mbështetjen e tij lidhur me bashkëpunimin mes forcave politike për reforma të rëndësishme, të cilat janë njëherësh edhe kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për integrimin. Lohan e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm nga partitë politike, për realizimin e reformave kyçe. Komisioni Evropian akordoi një fond prej 4,5 milion eurosh për programin “Euralius 2”- Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. Programi do të zgjasë 30 muaj dhe fokusohet kryesisht në fushën e reformës në drejtësi, gjithashtu shërben dhe si vëzhgues në fushën e administrimit të pronave. Në prezantimin e këtij programi ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj si dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Gjatë fjalës së tij Spahiu tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është e vendosur për te reformuar sistemin e drejtësisë



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj