Gjykata Kushtetuese: Qeveria dhe parlamenti të zbatojnë vendimet tona
Tiranë- Një pjese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar në 10 vitet e fundit. Anëtarë të kësaj gjykate, eksperte të fushës juridike dhe gjyqtarë të shkallëve të ndryshme
Tiranë- Një pjese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar në 10 vitet e fundit. Anëtarë të kësaj gjykate, eksperte të fushës juridike dhe gjyqtarë të shkallëve të ndryshme të gjyqësorit në një tryezë të përbashkët kanë kërkuar zbatimin e këtyre vendimeve nga qeveria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe parlamenti që janë dhe institucionet që nuk kanë qëndruar indiferent ndaj këtyre vendimeve. Vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk janë zbatuar është vendimi për Prokurorin e Përgjithshëm, për pensionet e ushtarakeve, si edhe largimi i disa gjyqtarëve në mënyrë të padrejtë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë disa vite më parë. Ndonëse qeveria por edhe institucione të tjera kryesore po përballen shpesh me protesta nga kategori të ndryshme qytetarësh që kërkojnë pikërisht zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, këto nuk kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim. Përkundrazi, vazhdojnë të shtojnë më tepër numrin e vendimeve të kësaj Gjykate, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtën e ish pronarëve, të ish ushtarakëve, apo gjykatësish që janë larguar nga KLD, duke i shkaktuar edhe faturë financiare atyre. Për këtë arsye, vetë Gjykata Kushtetuese ka kërkuar prej këtyre institucioneve që të marrin përgjegjësitë që u takojnë duke zbatuar vendimet e dhëna prej saj.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj