Faqja e Pare | Kronike | Siguria zero nga jugu në veri të Shqipërisë. Krimi trondit me vrasje dhe atentate mafioze. Qeveria: Ne kemi luftuar krimin

Siguria zero nga jugu në veri të Shqipërisë. Krimi trondit me vrasje dhe atentate mafioze. Qeveria: Ne kemi luftuar krimin

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Dje zëvendësministri i Brendshëm, ka deklaruar përpara Forumit të “Crans Montanës” se Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar

 

Tiranë- Dje zëvendësministri i Brendshëm, ka deklaruar përpara Forumit të “Crans Montanës” se Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Ai ka siguruar për garanci të rendit publik dhe jetës së qytetarëve, vetëm një ditë pasi krimi ka tronditur gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, me atentate mafioze dhe vrasje. Përballë deklaratave të zëvendësministrit që mburret për rezultate të mira dhe të suksesshme në reformën e cilësuar si rrënjësore në strukturat e sigurisë dhe të rendit, mund të vihen një numër i konsiderueshëm rastesh kur krimi ka goditur dhe policia jo vetëm që nuk ka mundur të parandalojnë vrasjet, por madje nuk ka as sot e kësaj dite autorët. Në këto kushte, propaganda e shtetarëve për siguri dhe rend publik, që e kemi dhuratë nga reforma dhe nga një angazhim i madh i qeverisë për të garantuar jetën e qytetarëve, është e turpshme dhe paradoksale. Një qeveri që nuk mund të garantojë as jetën e qytetarëve të saj, nuk mund të pretendojë se do ta bëjë atë edhe qytetar të Evropës së lirë. Situata vjen çdo ditë duke u rënduar dhe krimet e rënda po tregojnë se jeta është jo vetëm e pasigurt, por ajo nuk shërben as si motiv për të angazhuar strukturat përgjegjëse të shtetit që të përballin autorët e këtyre veprave me drejtësinë. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë dhe paguajnë taksa për të pasur jetën e tyre të sigurt, qeveria bën indiferenten duke lejuar që krimi të godasë në mënyrën më mafioze, pa kursyer askënd, duke treguar se dora vrasëse nuk do të ndalet ndonjëherë, pasi këtë nuk ka kush ta bëjë. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative