Faqja e Pare | Kosova | Kelmendi: Nga Del Ponte të kërkohet dëmshpërblim

Kelmendi: Nga Del Ponte të kërkohet dëmshpërblim

Germezoni: Decrease font Enlarge font

RADIO EVROPA E LIRË

Zonja Kelmendi, “Human Rights Watch” sërish ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë dhe në Shqipëri të bëjnë hetime serioze mbi, siç thuhet, dëshmitë e reja që kanë dalë në mbështetje të pohimeve të Carla Del Pontes për “trafikim organesh”. Cila do të ishte përgjigjja juaj?

 

NEKIBE KELMENDI

Lidhur me këtë çështje, unë jam prononcuar njëherë dhe i kam mohuar të gjitha të dhënat që janë shkruar në librin e zonjës Carla Del Ponte, sa i përket Kosovës.

Edhe tani nuk e ndryshoj atë mendim. Mendoj se ato që ka shkruar ajo në librin e saj, janë fabrikime.

Për ç’qëllime i ka bërë, a i ka bërë për leverdi materiale, a i ka bërë për leverdi politike, për t’i ndihmuar Serbisë në pengimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera, unë nuk e di. E di ajo vetë dhe duhet ta pyesni atë.

Përndryshe, ato të dhëna nuk qëndrojnë fare.

Këtë e dëshmoj me faktin se ndaj zotit Fatmir Limaj është ngritur aktakuza në mars të vitit 2003, ndonëse Fatmir Limaj është arrestuar më 18 shkurt 2003. Domethënë, qysh në fillim të vitit 2003, ai ka qenë në burg.

Në anën tjetër, ndaj zotit Ramush Haradinaj është ngritur aktakuza nga Tribunali i Hagës më datë 4.03.2005, çka do të thotë se nëse paskan ekzistuar ato fakte, ka mundur zonja Carla Del Ponte të ngrejë aktakuza edhe kundër ushtarëve të tjerë të UÇK-së, po të kishte fakte të forta dhe të argumentuara për krimet kinse të bëra nga ish-ushtarët e UÇK-së.

Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara, përkatësisht bashkësia ndërkombëtare, Tribunali ndërkombëtar i ka zhvilluar hetimet dhe ka grumbulluar të dhëna edhe gjatë luftimit që ka ndodhur në Kosovë, dhe këto të dhëna i ka grumbulluar në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Kështu që nuk ka dalë me asnjë rezultat se ushtarët e UÇK-së kanë bërë krime, për të cilat zonja Del Ponte i referohet disa gazetave të besueshme të saj.

Sa janë ato gazeta të besueshme, sidomos nëse janë gazeta të Serbisë apo të Rusisë, ne mund ta marrim me mend vetë, sepse ato gazeta gjithmonë kanë synuar të barazojnë viktimën me kriminelin.

E viktimë në këtë rast është Kosova, kriminelë janë të akuzuarit nga Serbia.

Përveç kësaj, zonja Carla Del Ponte, kur në vitin 2003, përkatësisht në vitin 2005, ngriti aktakuza kundër dy grupeve të kosovarëve, për krime të luftës, e, siç pohon në letrën e saj, ka marrë dijeni për ekzistimin e këtyre krimeve të luftës ndaj serbëve, për marrjen e organeve vitale qysh në vitin 2003, shtrohet pyetja pse ajo nuk i përfshiu ato në aktakuzë ose pse nuk e ndryshoi aktakuzën, kur ka pasur juridikisht mundësi deri në momentin e fundit ta ndryshojë aktakuzën.

Dhe, për fund, unë kam hasur në një gazetë ruse, moskovite, e cila gazetë ka pohuar se të gjitha viktimat, të cilat u imputohen t’i kenë kryer, masakruar dhe marrë organet ushtarët e UÇK-së, në realitet janë viktima të Bosnjës, të cilat i kanë fotografuar gazetarët në Prijedor dhe ato tani ia imputojnë UÇK-së.

Dhe, kur të krahasohet relievi, vendi, ku janë gjetur këto viktima, me Burrelin, atëherë del se fare nuk ka të bëjë me ekzistimin e këtyre krimeve.

Por, me makinacione të ndryshme synohet që UÇK-ja të involvohet në veprime kriminale, me elemente të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.

 

RADIO EVROPA E LIRË

Është thënë se Tribunali nuk ka mundur ta shtyjë këtë çështje më shumë, për shkak se nuk ka pasur mandat për rastet që mund të kenë ndodhur pas 12 qershorit të vitit 1999. Në një rast të këtillë, cila do të ishte rruga ligjore që është dashur të ndiqet?

 

NEKIBE KELMENDI

Tribunali i Hagës ka pasur mundësi t’i ndryshojë aktakuzat e aktakuza ndaj zotit Haradinaj është ngritur në vitin 2005.

Nëse janë kryer krimet nga grupi i Haradinajve ose nga grupi tjetër i UÇK-së – ju e dini se UÇK-ja është shpërbërë në shtator të vitit 1999 - ajo ka pasur mundësi t’i ngrejë ato, dhe këto që janë zbuluar nuk flasin për krime që janë bërë në vitin 2003.

Por, ajo thotë se ka marrë të dhëna se në periudhën maj – gusht 1998 dhe deri në mbarim të luftës në qershor 1999 janë kryer këto krime.

Carla Del Ponte, si kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, tërësisht e ka ndryshuar profesionin e saj dhe prej një profesionisteje si prokurore, si juriste, ka kaluar të merret me politikë dhe në vend që të bashkëpunojë Serbia me Tribunalin e Hagës, kjo është kthyer të bashkëpunojë me Serbinë.

Kjo është për të ardhur keq. Një diplomate aktuale e një shteti shumë të respektuar dhe të çmuar nga të gjithë kosovarët, por edhe nga bota demokratike, të merret tani me fabrikime të fakteve të rreme.

Se janë këto fakte të rreme, flet edhe kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë, i cili thotë se janë zhvilluar hetime nga prokurorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, lidhur me ato që Del Ponte i shkruan në librin e saj, por rezultati nuk del të jetë afirmativ, që konfirmon atë që ka thënë ajo në librin e saj.

Atëherë, UÇK-ja nuk ka qenë në Shqipëri, por ka qenë në zonat e luftës në Kosovë.

 

RADIO EVROPA E LIRË

Kjo çështje tash e sa kohë është shndërruar në temë debatesh. Në këtë kuadër më së shumti përflitet mundësia e ngritjes së një aktpadie kundër zonjës Del Ponte për shpifje. Ju, çfarë mendoni?

 

NEKIBE KELMENDI

Sipas ligjeve evropiane, shpifjet dhe fyerja më nuk paraqesin vepra penale, por ajo mund të paditet dhe të kërkohet dëmshpërblim për fyerjet dhe shpifjet që ka bërë.

 

 

Institucionet: Beogradi po nxit dhunë në Kosovë

 

Vizitat e shpeshta të politikanëve të Serbisë në Kosovë, pa lejen e institucioneve vendore, cilësohen si nxitje dhune. Udhëheqësit e Kosovës i bëjnë thirrje Beogradit që të kontribuojë për paqe dhe fqinjësi të mirë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se vizitat e shpeshta të udhëheqësve politik të Serbisë, kanë për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Këtë tentativë ata e quajnë një iluzion sepse "institucionet e Kosovës dhe  bashkësia ndërkombëtare është janë të interesuara që në Kosovë të funksionojë një shoqëri shumëetnike, ku pakicat do të kenë të drejta të barabarta më shumicën."

Këto komente, udhëheqësit politik i bënë pas vizitës së fundit në Kosovë të kryeminisrit serb në largim, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Kryeministri Koshtunica qëndroi të mërkurën në Zubon Potok, ndërsa të enjten ai do ta përmbyllë fushatë në këtë vendbanim me shumicë serbe, për zgjedhjet e 11 majit, që do të zhvillohen edhe në teritorin e Kosovës. Koshtunica u tha serbëve se "Kosova është zemra e Serbisë dhe vendi i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova." Këto deklarata, udhëheqësit kosovar i cilësojnë si nxitje dhune synim të qartë për ndarje të Kosovës  në vija etnike.

"Ne nuk e mohojmë të drejtën e interesimit për pakicën serbe nga ana e shtetit serb, sikurse që veprohet në shtetet demokratike. Mirëpo, që të vijnë dhe të organizojnë diçka që kanë paralajmërime se janë jolegjitime si proces dhe janë në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, pra si të tilla janë të papranueshme .... unë do t'ia përcjellë prapë edhe në takimin e radhës zotit Rücker  sikurse që shprehu edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Kosovës se Kosova nuk mund të shërbejë për të ndërtuar struktura paralele", thotë presidenti , Fatmir Sejdiu.

Shumica e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, kanë paralajmëruar sedo të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Ata madje kanë thënë se menjëherë pas zgjedhjeve, serbët do të themelojnë edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbëve u duhet një përfaqësi, me synim realizimin e të drejtave të tyre legjitime dhe legale." Këtë nismë e arsyetojnë me planin e qeverisë së Serbisë për ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve. Ky plan më herët i është dorëzuar edhe administratës ndërkombëtare. Atë e ka shqyrtuar zyra ligjore në Nju Jork dhe e ka hedhur poshtë për faktin se bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS-it.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Navigate archive
first first Korrik, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0
Powered by Data Solution LTD