Faqja e Pare | Ekonomi | Belortaja: Shqipëria, rënie të dukshme në treguesit ekonomikë

Belortaja: Shqipëria, rënie të dukshme në treguesit ekonomikë

Germezoni: Decrease font Enlarge font

Selim Belortaja, drejtor i qendrës ACIT si dhe ekspert në ekonominë shqiptare ka vënë theksin në treguesit qartësisht të ndryshëm të Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që sipas tij është një çështje e metodologjisë. Ai tha se mungojnë prioritetet sektoriale të vendit. “Strategjia kombëtare nuk shoqërohet nga strategjia sektoriale”. Ndërsa treguesi tjetër, sipas të cilit Shqipëria është e radhitur në vendin e 109 në një listë prej 113 vendesh shpreh qartë pozicionin ekonomik të vendit tonë në rajon. Gjithashtu edhe treguesi i eficiencës së tregut është më i ulët se mesatarja, ndërsa indeksi i konkurrueshmërisë së biznesit e radhit Shqipërinë në vend të 122 nga 127 vende. Klima e biznesit apo mbrojtja e investitorëve ka gjithashtu një tregues të ulët për vendin tonë, çka do të thotë se e para është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme ndërsa e dyta është në nivele aspak favorizuese. Nga vendi i 120 ku Shqipëria ka qenë më parë, tashmë ka arritur në vendin e 136 për sa i përket klimës së biznesit dhe në vendin e 178 për mbrojtjen që i siguron investitorëve të huaj.  
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.00
Powered by ANA Creative