Faqja e Pare | Ekonomi | Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll mbi vajin e importuar

Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll mbi vajin e importuar

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka marrë përsipër dje të sqarojë qytetarët se asnjë produkt ushqimor nuk ka hyrë

Tiranë- Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka marrë përsipër dje të sqarojë qytetarët se asnjë produkt ushqimor nuk ka hyrë pa kontroll në territorin shqiptar. Aq më pak vaji i importuar, i dyshuar për përmbajtje dioksine. Një reagim tepër i vonuar ky nga ana e zyrtarëve, për më tepër kur është detyra dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve që të garantojnë sigurinë e ushqimeve që mbërrijnë në tregun shqiptar. Drejtoria e Bujqesise ne Korçe ka deklaruar gjithashtu se vaji i cili importohet nga Greqia nga firma korçare “Desina Balkan”, nuk perben asnje rrezik per konsumatorin. Drejtori Ardian Maho deklaron se situata eshte nen kontroll te plote dhe se vaji i eshte nënshtruar te gjithave analizave laboratorike. Maho shton se po sot ne mengjes serisht i njëjti vaj i te njejtes sasi i eshte nenshtruar nje analize tjeter laboratorike, per te siguar konsumatoret e rajonit jug-lindor. Keta te fundit gjate gjithe kësaj periudhe kane konsumuar vajin i cili vjen nga rafinerit e Voriosit ne Greqi aty ku ka shpërthyer dhe skandali. Edhe drejtori i firmes “Destina Balkan”, Petrit Ajdorolliu, siguron se vaji qe vjen nga Greqia eshte ne përputhje me te gjitha parametrat e duhura. Sipas tij per nje kohe te gjate nuk eshte futur vaj luledielli ne Shqiperi pasi firma greke nuk ka pasur vaj te tille ne dispozicion, por vetem vaj pambuku qe perdoret ne industrine ushqimore, i cili nuk njihet ne Shqiperi. Drejtori i firmes korçare tha se ngarkesa e fundit prej (18 tonesh) qe kishte importuar nga Greqia ishte 17 prilli, para se skandali i vajit te shpërthente. Ministria e Bujqesise ka nisur sot nje grup kontrolli te posacem per t’u marre me kete ceshtje dhe per te marre analizat e këtij vaji per t’i kontrolluar ne nje tjeter laborator me te specializuar ne kryeqytet

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative