Faqja e Pare | Ekonomi | Investimet, rrugët, arsimi, shendetësia, në shifrat më të ulëta

Investimet, rrugët, arsimi, shendetësia, në shifrat më të ulëta

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë - Sektoret me te rendesishem jo vetem per ekonomine por edhe sherbimet me te rendesishme per publikun, kane investimet me te ulta te realizuara kete

 

Tiranë - Sektoret me te rendesishem jo vetem per ekonomine por edhe sherbimet me te rendesishme per publikun, kane investimet me te ulta te realizuara kete pjese te vitit 2008. Te dhenat zyrtare nga Ministria e Financave, per katermujorin e pare te ketij viti, zbulojne se jane infrastruktura, arsimi dhe shendetesia fushat me nivelin me te ulet te realizimit te investimeve publike. Sipas te dhenave, ne 4 muajt e pare te vitit Ministria e Puneve Publike ka arritur te kryeje vetem 13.6 perqind te investimeve vjetore me fonde te brendshme dhe 10.9 perqind te atyre me fonde te huaja. Por, treguesi i investimeve eshte akoma me i ulet ne arsim. Ministria pergjegjese nuk ka arritur te kryeje dot me shume se 6.6 perqind te investimeve te parashikuara me fondet e buxhetit dhe 1.3 perqind te projekteve me financime te huaja. Treguesit jane ne nivele minimale edhe ne nje tjeter sektor mjaft te rendesishem, ate te shendetesise. Sipas te dhenave, per periudhen janar-prill, Ministria e Arsimit ka kryer vetem 2.1 perqind te investimeve me financim nga jashte dhe 3.3 perqind te atyre qe financon qeveria nga buxheti i shtetit. Infrastruktura, arsimi dhe shendetesia jane deget qe marrin pjesen derrmuese te fondeve nga buxheti. Per kete vit qeveria i ka akorduar per investime Ministrise se Puneve Publike 73.3 miliarde leke ose afro 30 perqind te shpenzimeve buxhetore. Ministria e Arsimit perfiton 37.2 miliarde leke, ndersa ajo e shendetesise 24.4 miliarde leke. Investimet, ministritë që nuk i realizojnë

Qeveria nuk po arrin të realizojë investimet publike aty ku ato janë më të domosdoshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se nivelet më të ulëta të investimeve janë në sektorët prioritarë të ekonomisë, si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, por edhe turizmi. Shifrat e realizimit për katërmujorin janë gati qesharake. Sot ka ministri që kanë realizuar vetëm 1 për qind të investimeve të parashikuara dhe këto janë ministritë më të rëndësishme në vend. Sipas të dhënave rezulton se Ministria e Punëve Publike ka arritur të kryejë për periudhën janar-prill vetëm 13.6 për qind të investimeve vjetore me fonde të brendshme dhe 10.9 për qind të atyre me fonde të huaja. Për këtë vit, Ministria e Punëve Publike ka në dispozicion nga buxheti i shtetit 73.3 miliardë lekë, ose gati 30 për qind të totalit të shpenzimeve buxhetore. Për 4 muajt e parë ka arritur të shpenzojë pak më shumë se 8 miliardë.  
Por shifra e realizimit të investimeve është edhe më e ulët në arsim. Ministria e drejtuar nga Pollo ka arritur të realizojë vetëm 6.6 për qind të investimeve me fonde të brendshme dhe vetëm 1.3 për qind të projekteve me fonde të huaja. Ky sektor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit për rritjen ekonomike në afatgjatë të vendit. Ndaj jo më kot Banka Botërore, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të rrisë mbështetjen financiare për arsimin. Gjatë këtij viti Ministria e Arsimit përfiton nga buxheti i shtetit 37.2 miliardë lekë, duke u renditur institucioni i dytë për nga madhësia e fondeve.

Kur shumica e spitaleve shqiptare janë në gjendje të mjerueshme dhe studimet tregojnë se nevojiten fonde shumë të mëdha për të normalizuar këtë sektor, qeveria shqiptare ka luksin të mos realizojë edhe ato fonde që ka në dispozicion. Sipas të dhënave, për periudhën janar-prill, Ministria e Shëndetësisë ka kryer vetëm 2.1 për qind të investimeve me financim nga jashtë dhe 3.3 për qind të atyre që financon qeveria nga buxheti i shtetit. Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion për këtë vit nga buxheti i shtetit 24.4 miliardë lekë.  

Janar – Prill 2008, plani i investimeve publike 9.8 % 

Tiranë -  Katër muajt e parë të vitit 2008 kanë qenë një dështim i radhës përsa i përket realizimit të investimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Financave bën të ditur se janë realizuar 10.3 miliardë lekë, nga 17.4 miliardë lekë që ishte plani i investimeve për 4-mujorin, informojnë statistikat zyrtare të publikuara nga ana e Ministrisë së Financave. Pavarësisht se qeveria ka premtuar një rekord të investimeve në buxhet për vitin 2008, në 4 muaj, ka realizuar vetëm rreth 10.3 miliardë lekë investime, që nëse krahasohen me planin vjetor, mbeten minimale. Investimet e realizuara gjatë 4 muajve të parë të vitit, janë vetëm 9.8 për qind të fondit total. Pra, për këtë periudhë, investimet duken se kanë qenë totalisht të bllokuara pasi nga 105. miliardë lekë që janë parashikuar të realizohen për këtë zë gjatë këtij viti, në periudhën në fjalë është arritur një nivel prej vetëm 10.3 miliardësh, ose 9.8 për qind.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative