Këshilli i Agrobiznesit: Duhen 150 milion USD për nxitjen e bujqësisë
Çmimet e produkteve bujqësore në vendin tonë janë totalisht të pakontrollueshme dhe rënia aktuale e çmimeve është sezonale. Për të nxjerrë vendin nga kjo amulli, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kërkuar nga qeveria 150 milionë dollarë me qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor.
Çmimet e produkteve bujqësore në vendin tonë janë totalisht të pakontrollueshme dhe rënia aktuale e çmimeve është sezonale. Për të nxjerrë vendin nga kjo amulli, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kërkuar nga qeveria 150 milionë dollarë me qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor.
Tirane - Çmimet e produkteve bujqësore në vendin tonë janë totalisht të pakontrollueshme dhe rënia aktuale e çmimeve është sezonale. Për të nxjerrë vendin nga kjo amulli, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kërkuar nga qeveria 150 milionë dollarë me qëllim nxitjen e prodhimit bujqësor.
“Rritja e prodhimit vendas do të ndikojë jo vetëm në uljen e çmimeve e për pasojë edhe të inflacionit, por edhe në cilësinë e mallrave që qarkullojnë në vend” – tha Enver Ferizaj, kryetar i KASH. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Berisha, tha se granti që qeveria planifikon të japë për zhvillimin e bujqësisë, për vitin 2009 kap shifrën 22 Milionë USD. Por sipas specialistëve, pavarësisht se fondet për bujqësinë po vijnë në rritje nga viti në vi, ata shprehin nevojën për më shumë projekte dhe subvencione në ndihmë të zhvillimit ekonomik.
Ndërsa të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë kanë mundur që të kenë një rritje reale gjatë vitit 2007, bujqësia në vend ka regjistruar vitin e saj më të keq në dekadën e fundit. Pa asnjë lloj mbështetjeje, përjashtuar nga të gjitha skemat shtetërore, tokat kanë mbetur djerrë, ndërsa në shifra, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kemi një rënie në prodhimit real në këtë sektor me 1.9 për qind.
Duke vlerësuar këtë faktor të rëndësishëm në ofertë për ekonominë, disa herë Guvernatori i BSH-së ka kërkuar që të merren politika mbështetëse në këtë sektor. Por bujqësia shqiptare nuk ka patur asnjë mundësi që të shmangë krizën, pasi çmimet rekord të naftës e kthejnë këtë sektor në kohën e parmendës.
Me një çmim nafte që ka mbërritur në 150 lekë për litër, askush nuk mund të mbjellë dhe të korrë. Një gjë e tillë mund të thuhet me siguri në rastin e drithërave, ku pavarësisht çmimit të lartë të prodhimit përfundimtar, kostoja e mekanikës bujqësore nuk lejon që t'i shkohet procesit deri në fund.
Edhe eksperimenti për subvencionim të bujqësisë me anë të një skeme, që mbetet tërësisht i pa-aplikueshëm, nuk solli asgjë të re. Varfëria ka mbërthyer gjithë popullsinë që jeton në këto zona, të cilat kanë mbetur tërësisht jashtë vëmendjes shtetërore. Në gjithë raportet e vlerësimit të varfërisë në vend, të varfrit identifikohen me fjalën "fshat".
Shifra e dhënë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për një rritje negative të prodhimit real në bujqësi me -1.9 për qind (që është rënie), është treguesi i qartë i një krize. Shpeshherë, në artikuj të ndryshëm përmendet fjala "krizë" vend e pa vend, por në ekonomi njihet vetëm kur kemi rënie ekonomike, pra shifra negative të rritjes, si ky rast. Megjithatë, askush nga Ministria e Bujqësisë nuk e ka komentuar këtë raport të Fondit që është miratuar edhe nga qeveria, gjendja e sektorit bujqësor është mëse e qartë. Viti 2007 shënoi edhe rekordin në çmimet e produkteve bujqësore, të cilat shënuan një rritje aq të fortë sa ndikuan edhe në inflacion, duke kaluar targetin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Banka nga ana e saj ndërmori një rritje disa herë të çmimit të parasë, duke i çuar normat e interesit në nivele të larta. Por pavarësisht këtyre politikave shtrënguese, inflacioni vazhdon që të jetë i lartë dhe një nga shkaqet në Shqipëri, janë produktet bujqësore dhe ushqimet.
Politika monetare duket se ka konsumuar të gjithë fuqinë e saj, dhe në rastin e një goditjeje në ofertë, ndikimet e saj mbeten të pakta. Rënia e ndjeshme e prodhimit bujqësor ka bërë që pesha e tij të bjerë ndjeshëm, ndërsa specialistët e ekonomisë kërkojnë me forcë që ai të rritet në kushtet e krizës botërore të ushqimeve. Por kur në Europë dhe në shumë vende të tjera çdo produkt bujqësor është 50 për qind i subvencionuar, në Shqipëri, si në asnjë vend të rajonit, nuk ka asnjë subvencion për bujqësinë, kur 50 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale. Kur si në të gjithë botën edhe në Shqipëri çmimet e produkteve bujqësore vetëm rriten, sektori bujqësor në vend përjeton krizën më të thellë të një dekade. Situata mbetet paradoksale. Specialistët e ekonomisë parashikojnë shpresë për bujqësinë pas çmimeve rekord në tregjet e prodhimit, ndërsa nga ana tjetër FMN vlerëson se bujqësia ka pësuar rënien më të madhe të një 10-vjeçari.
Faktorët janë të thjeshtë për t'u gjendur. Parcelizimi, nga njëra anë, nuk lejon kreditim dhe ka kosto tepër të larta për njësi, ndërsa fermerët nuk arrijnë të punojnë tokat me një çmim të naftës prej 150 lekë për litër.
Nga ana tjetër, infrastruktura e munguar në këtë treg sjell edhe një shtrembërim të madh në çmime, të cilat pavarësisht se nga shitësit e parë janë minimale, në qendrat urbane katërfishohen. Kjo sjell një ulje të fuqisë blerëse, duke shumëfishuar efektin zinxhir të stoqeve, që në rastin e produkteve bujqësore, tek fermerët kanë jetëgjatësi njëditore.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj