Faqja e Pare | Ekonomi | Alarm i FMN: Situata e KESH eshtë përkeqësuar në 4 muajt e parë të 2008

Alarm i FMN: Situata e KESH eshtë përkeqësuar në 4 muajt e parë të 2008

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Shefi i Misionit të FMN-se për Shqipërinë Gerwin Bell: Fatkeqesisht, treguesit e KESH-it janë përkeqësuar. Me nivelin e tanishëm të të ardhurave korporata po krijon probleme

 

Shefi i Misionit të FMN-se për Shqipërinë Gerwin Bell: Fatkeqesisht, treguesit e KESH-it janë përkeqësuar. Me nivelin e tanishëm të të ardhurave korporata po krijon probleme të reja. Pikë së pari KESH-i duhet të fillojë të grumbullojë përsëri të ardhura. Them përsëri pasi situata ne katër muajt e parë të këtij viti ka ndryshuar në mënyrë drastike. Së dyti nuk është e qartë për ne përse KESH-i ka një rritje të madhe në kostot e personelit.  

Tiranë - A duhet të rriten çmimet e energjisë elektrike? Kjo pyetje ka vënë përballë qeverinë shqiptare, që e shikon të panevojshme këtë rritje dhe kërkon përmirësimin e rezultateve të punës së KESHit dhe ekspertët që favorizojnë një rritje tjetër të çmimit, e cila do të zvogëlonte humbjet financiare dhe do ta bënte korporatën më tërheqëse ndaj investitorëve të huaj në prag të privatizimit. Por, në një intervistë për Zerin e Amerikës, shefi i misionit të FMN-se Gerwin Bell shprehet kritik për punën e KESHit dhe parashikon probleme në se nuk permirësohet menaxhimi financiar i korporatës energjitike.

Një vit para zgjedhjeve dhe në kushtet kur çmimet ushqimore dhe ato të karburantit janë ne nivele rekord, qeveria shqiptare kërkon të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike. Por humbjet e Korporatës Energjitike Shqiptare dhe pesha e tyre mbi buxhetin e shtetit vazhdojnë të përbejnë shqetësimin kryesor për Fondit Monetar Ndërkombetar. "Më lejoni t’ju japë nje pasqyrë të problemit që ne shohim. Vitin e kaluar, humbjet direkte në buxhet nga KESH-i arritën në 2,5 përqind të GDP-së. Kjo shifër është pothuajse e barabartë me fondet që Shqipëria shpenzon në shëndetësi. Pra është një shumë tepër e madhe. Në programin tonë ne parashikojmë se mund të përballohet makroekonomisht vetëm gjysma e kësaj shume, pra 1,2 përqind. Prandaj duhet të merren patjetër hapa për ta zvogeluar këtë humbje, përndryshe do te kemi probleme".

Megjithëse FMN-ja kërkoi vitin e kaluar një rritje prej 30 përqind të çmimit të energjisë, Enti Regullator e miratoi këtë rritje vetëm në mars të këtij viti dhe në një nivel prej gati 20 përqindësh. Drejtuesit e KESH-it dhe Banka Botërore favorizojnë një rritje tjetër të çmimit e cila do të përmirësonte situatën financiare të korporatës dhe do ta bënte atë më tërheqëse në prag të privatizimit të krahut të saj shpërndarës. Por qeveria shqiptare këmbëngul se gjendja mund të përmirësohet edhe pa rritur çmimet, duke forcuar menaxhimin e KESH-it, duke shkurtuar planin e importeve dhe atë të investimeve.

FMN-ja e pranon argumentin e qeverisë por kërkon të shohë rezultate për të shmangur një rritje tjetër të çmimit. Shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell thotë se është i shqetësuar nga rezultatet e korporatës, veçanërisht nga grumbullimi i të ardhurave dhe rritja e papritur e kostove të personelit të KESH-it. "Fatkeqesisht, treguesit e KESH-it janë përkeqësuar. Me nivelin e tanishëm të të ardhurave korporata po krijon probleme të reja. Pikë së pari KESH-i duhet të fillojë të grumbullojë përsëri të ardhura. Them përsëri pasi situata ne katër muajt e parë të këtij viti ka ndryshuar në mënyrë drastike. Së dyti nuk është e qartë për ne përse KESH-i ka një rritje të madhe në kostot e personelit. Krahu shpërndarës është gati të privatizohet, e gjithë ekonomia po përballet me kosto më të larta, përse duhet të reflektohet kjo në kosto shumë më të larta të personelit të korporatës. Ne i kërkojmë KESH-it të kontrollojë këtë aspekt".

Përsa u përket investimeve, FMN-ja këshillon që ato të lihen në dorë të kompanisë private dhe KESH-i të zbatojë vetëm ato investime që janë më emergjentet. Megjithëse ka patur prodhim të lartë vendas këtë vit, importi i energjisë ka vazhduar të jetë i lartë nga KESHi për shkak të kushteve të kontratave të nënshkruara e që korporata nuk mund t’i shmanget ndoshta tani, por importi i energjisë pritet të bjerë në se kushtet e motit vazhdojnë të jenë favorizuese.

Por pas shumë vjetë përpjekjesh të dështuara për të përmirësuar të ardhurat e KESH-it mbetet për t’u parë në se mund të realizohen shumë nga faktorët që do të shmangnin një rritje tjetër të çmimit. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vlerësojë situatën brenda një periudhe njëmujore dhe do të ulet përsëri në tryezë me qeverinë shqiptare për të vendosur hapat e mëtejshëm. 

 

FMN, kritika KESH: Ka rritur koston e personelit 

Tiranë - Fondi Monetar Nderkombetar ka kritikuar situaten ne te cilen ndodhet Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila duhet te grumbulloje serish te ardhura per te siguruar energjine. Ne nje interviste per VOA, shefi i FMN per Shqiperine, Geruin Bell ka deklaruar se KESH duhet te ule kostot e larta per personelin. "Treguesit e KESH jane perkeqesuar. Koorporata po krijon probleme te reja, duhet te filloje te grumbulloje te ardhura. Gjithashtu, nuk eshte e qarte perse KESH ka kosto te larta tek personeli. Perse duhet te jete kjo? Ne i kerkojme KESH qe ta analizoje kete aspekt", ka pohuar Bell.  

Në mes të 2009 përfundon linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë – Podgoricë 

TIRANE- Ndërtimi i Linjës 400 kv Tiranë-Podgoricë ka hyrë në fazën e parë të punimeve. Linja e interkonjeksionit 400 kV shtrihet nga Tirana e përfundon në Podgoricë, me një gjatësi prej 55.6 kilometra, në trasenë e të cilës, do të vendosen 120 shtylla të tensionit të lartë. Projekti ka vlerën e 42 milion eurove dhe financohet nga qeveria gjermane, kredi e dhënë për qeverinë shqiptare. Bazuar në punën që po bën kompania kroate, fituese e projektit, pritet që në mes të vitit 2009, linja të jetë ndërtuar plotësisht. Burime zyrtare të OST, bënë të ditur të premten për ATSH-në, se  me ndërtimin e kësaj linje bëhet e mundur shkëmbimi i energjisë elektrike me fqinjët në një masë shumë të madhe, ç'ka do të thotë se Shqipëria në çdo kohë mund të plotësojë kërkesat e saj për energji elektrike nëpërmjet importit , pavarësisht se si do të jenë situatat hidroenergjetike. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative