Faqja e Pare | Ekonomi | Task Force e Prokurorisë: Shqipëria industri e vërtetë falsifikimi

Task Force e Prokurorisë: Shqipëria industri e vërtetë falsifikimi

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

TIRANE- Task Force e Prokurorisë së Përgjithshme deklaron se Shqipëria është para një industrie të tërë falsifikimi të dokumentave. Sot paradite njësia Task Force paraqiti analizën vjetore.

 

TIRANE- Task Force e Prokurorisë së Përgjithshme deklaron se Shqipëria është para një industrie të tërë falsifikimi të dokumentave. Sot paradite njësia Task Force paraqiti analizën vjetore. 

“Pasuri që vihen me dokumente të falsifikuara, të vdekur që ngjallen dhe të gjallë që vdesin”. Në Shqipëri vepron tashmë një industri e vërtetë e falsifikimit të dokumenteve. Alarmin e jep Task Force e Prokurorisë së Përgjithshme. Drejtori i këtij organi Altin Dumani gjatë analizës vjetore deklaroi se ky fenomen është mjaft shqetësues. ”Nuk e teproj kur them se jemi para një industrie të tërë falsifikimi. Ky fenomen përfshi falsifikimin e pasaportave, patentave, vendimeve të gjykatave, vendimet e pushimit, vendimet e prokurorisë kartat bankare etj”. Dumani kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Drejtorinë e Doganave dhe të Tatimeve në lidhje me hetimin e këtij fenomeni tepër shqetësues. Më pas kryeprokurorja, Ina Rama vlerësoi rezultatet e njësisë së përbashkët hetimore Task Force në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin mes strukturave përbërëse të kësaj njësie. Gjithashtu ajo theksoi nevojën e zgjerimit të projektit të ngritjes së Task Forcës edhe në Prokuroritë e rretheve të tjera të vendit. Në këtë analizë ishin të pranishëm, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, kryetari i Prokurorisë së rrethit të Tiranës, Genti Xholi, kreu i njësisë Task Force në Prokurorinë e Tiranës, Altin Dumani, etj. Njësia hetimore Task Force është ngritur pranë Prokurorisë së rrethit të Tiranës në shtator të vitit të kaluar.Në këtë prokurori janë regjistruar 147 procedime penale me 150 te pandehur, nga këta 67 shtetas janë në arrest me burg. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative