Faqja e Pare | Ekonomi | Banka Botërore: Qeveria, aktive kundër rritjes së çmimeve

Banka Botërore: Qeveria, aktive kundër rritjes së çmimeve

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Zyrtarë të Bankës thanë se rritja e çmimeve të ushqimeve do të ketë një ndikim më të madh në vendet me të ardhura më të ulëta në rajon, ndërsa çmimet

 

Zyrtarë të Bankës thanë se rritja e çmimeve të ushqimeve do të ketë një ndikim më të madh në vendet me të ardhura më të ulëta në rajon, ndërsa çmimet më të larta të energjisë do të godasin më shumë vendet me të ardhura të mesme. Në një takim të organizuar nga Parlamenti Shqiptar, Banka Botërore dhe Rrjeti Parlamentar per Bankën Botërore, përfaqësues të parlamenteve  mblidhen të diskutojnë çështje kritike për zhvillimin 

Shigeo Katsu, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evopën dhe Azinë Qendrore tha: “Këto vende përballen ende me sfida në ngjitje të një natyre globale, siç janë konkurrimi për investime në euro dhe  dollarë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe ndryshimet e paprecedenta demografike.  Qeveritë duhet të jenë largpamëse për të trajtuar në mënyrë active këto sfida, duke treguar veçanërisht kujdes për grupet më të rrezikuara të popullsisë. Në mënyrë të vazhdueshme, parlamentet duhet të sigurojnë rol të fortë monitorues për t’i shtyrë qeveritë në drejtimet e duhura.”   

TIRANE— Tridhjetë e tre parlamentarë nga Evropa Juglindore, Qendrore dhe Lindore diskutuan këtë javë mbi sfida kritike të zhvillimit që përfshinin klimën e investimeve, rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë si dhe sfida të moshimit dhe demografisë në rajon. Takimi i Tiranës për degën e Rrjetit Parlamentar (PNoËB) i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Asisë Qëndrore është vazhdim i konferences themeluese të degës së Evropës Juglindore të PNoËB, në Greqi në 2006, si dhe i konferencës së Parlamentarëve të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bled të Sllovenisë në 2007. Nën temen  “Të shohim përtej tranzicionit” konferenca u dha Parlamentarëve mundësi që të shkëmbejnë mësime dhe eksperienca nga tranzicioni prej ekonomive të planit në ato të tregut si dhe mbi integrimin në Bashkimin Evropian.

Konferenca e Parlamentarëve në Tiranë u mblodh në një moment kur çështje të tilla globale si klima e investimeve, kriza globale e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë dhe ndikimi i moshimit të popullsisë po influencojnë dukshëm axhendën e zhvillimit në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.  Gjithmonë  e më tepër vendet po konkurrojnë për investime në një botë të globalizuar më shumë se kurrë, duke ofruar qasje kombëtare për përmirësimin e klimës së investimeve si dhe përmirësimin e çështjeve të produktivitetit duke i konsideruar ato si parësore për rritjen e vëllimit ekonomik, krijimin  e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetesës.  Pavarësisht progresit të shënuar në vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore, Parlamentarët  shprehën shqetësimin se përpjekjet duhet të shkojnë përtej çështjeve të ngushta të klimës së investimeve drejt një sjelljeje cilësore dhe etike të sektorit publik.

Pjesëmarrësit diskutuan rritjen e ndjeshme të çmimeve të ushqimeve që prej vitit 2007, të cilat kanë rritur inflacionin.  Inflacioni për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve ndryshon nga vendi në vend, duke ardhur ne rritje prej 2006 në 2007 nga 5.6 në 13.8 përqind në shtetet e reja anëtare të BE dhe nga 6.5 në 20.3 përqind në vendet më të ardhura të mesme në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.  Rritja ka qenë më e vogël, por gjithsesi e ndjeshme në vendet me të ardhura të ulëta të ish-Bashkimit Sovjetik – nga 10.7 në 17.1 përqind.  Rritja e çmimeve ka qënë kryesisht për shkak të një kombinimi të thatësirës së verës së shkuar në vendet e rajonit, rritjes së kërkesës për drithëra për prodhimin e bio-karburanteve në vende të tjera të botës, rritjes së kostos së inputeve për prodhimin bujqësor, përfshirë plehërat kimike, transportimin, etj.  Zyrtarë të Bankës thanë se rritja e çmimeve të ushqimeve do të ketë një ndikim më të madh në vendet me të ardhura më të ulëta në rajon, ndërsa çmimet më të larta të energjisë do të godasin më shumë vendet me të ardhura të mesme.

Ndikimi do të jetë vecanërisht i madh për vendet me të ardhura të ulëta duke qenë se shpenzimet e tyre për ushqime përbëjnë një përqindje të lartë të konsumit të tyre, ku ushqimet përbejnë 50 përqind të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit në vendet me të ardhura të ulëta të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik  Simulimet tregojnë se për disa nga këto vende, edhe një ngritje prej 5% e çmimeve të ushqimeve do ta rriste nivelin e varferisë me 2-3 përqind. Parlamentarët në këtë takim shkëmbyen mendime rreth politikave të përshtatshme dhe instrumentave të duhur, me objektivin e dyfishtë të ofrimit të masave të nevojshme për sigurimin e ushqimeve për të varfrit si dhe mbështetjen e sektorit të bujqësisë. 

Parlamentarët debatuan gjithashtu mbi implikimet e ndryshimeve të rëndësishme demografike që po hasin vendet e rajonit. Këto ndryshime nënkuptojnë në shumë nga këto vende plakjen e popullsisë apo pakësim të saj të shoqëruara këto me sfida që lidhen me produktivitetin e krahut të punës, nivelit të punësimit, shërbimeve shëndetësore, pensioneve dhe rrjetit të mbrojtjes sociale.  Ky fenomen ofron në të njëjtën kohë një mundësi për të ndërmarrë reforma sociale më të gjera dhe në mbështetje të jetëgjatësisë.  Pjesëmarrësit në konferencë ishin të një mendjeje që përballja me sfidat e sipërpermendura dhe, në të njëjtën kohë, shfrytëzimi i mundësive që ato paraqesin, kërkon detyrimisht ndryshime në stilin e jetesës dhe mënyrën e sjelljes, në mënyrë që njerëzit të jetëjnë me gjatë dhe më të shëndetshëm.

“Vitet e reformave në vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore u kanë siguruar  vendeve të rajonit themele ekonomike të përmirësuara dhe të ardhura më të larta, dhe kjo i ka bërë ata shumë më fleksibël ndaj ulje-ngjitjeve të ekonomisë globale,” tha Shigeo Katsu, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evopën dhe Azinë Qendrore..  “Megjithatë këto vende përballen ende me sfida në ngjitje të një natyre globale, siç janë konkurrimi për investime në euro dhe  dollarë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, si dhe ndryshimet e paprecedenta demografike.  Qeveritë duhet të jenë largpamëse për të trajtuar në mënyrë active këto sfida, duke treguar veçanërisht kujdes për grupet më të rrezikuara të popullsisë. Në mënyrë të vazhdueshme, parlamentet duhet të sigurojnë rol të fortë monitorues për t’i shtyrë qeveritë në drejtimet e duhura.” 

Në mbyllje të konferencës, parlamentarët ranë dakord për një sërë veprimesh, përfshirë edhe formalizimin e deges së Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rrjeti Parlamentar i Bankës Botërore është një organizatë e pavarur e mbi 1000 parlamentarëve nga 110 vende, të cilat mobilizojnë parlamentarët në luftën kundër varfërisë globale, nxitjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në zhvillimet ndërkombëtare dhe ofron një platformë për dialog politikash mes Bankës Botërore dhe parlamentarëve. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative