Më 9 qershor tender për firmën konsulente të privatzimit të AMC
TIRANË- Tenderi për paraqitjen e interesit për dhënien e konsulencës për privatizimin e 12.5792 % të aksioneve shtetërore të kompanisë së telefonisë së lëvizshme AMC, do të zhvillohet në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të hënën e javës që vjen (9 qershor). Njoftimi për organizimin e kësaj gare, është bërë publike nga Agjencia e Prokurimeve Publike edhe në Internet. Në garë pritet të marrin pjesë kompani të huaja, të cilat kanë përvojë në dhënien e konsulencës për privatizimin në sektorin e telekomunikacioneve. Fondi limit për këtë konsulencë, dhënë nga qeveria shqiptare është në vlerën e 25 milionë lekë, ndërsa kohëzgjatja e konsulencës llogaritet 4 muaj. Në vitin 2000, qeveria shqiptare shiti 85% të aksioneve të kompanisë së vetme celulare, AMC tek grupi Telenor-Cosmote. Sot, kompania AMC numëron 2.3 milionë abonentë, duke pasur 50% të tregut të telefonisë së lëvizshme, si dhe ka një shkallë penetrimi në masën 75%. Sot, AMC zotëron tre licenca, atë të shërbimit GSM, të shërbimit të transmetimit si dhe shërbimin e internetit. Konsulenti, që do të zgjidhet nga Komisioni i Vlerësimit në ministrinë e Ekonomisë, do të ofrojë shërbimin që lidhet me 2 detyra kryesore: vlerësimin e vlerës së 12.5792 % të aksioneve të AMC-së që janë në shitje, si dhe procedurën e privatizimit të tyre.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj