Faqja e Pare | Ekonomi | Panelet diellore drejt ekspansionit rural dhe urban

Panelet diellore drejt ekspansionit rural dhe urban

Germezoni: Decrease font Enlarge font

 

TIRANË- Shfrytëzimi i energjisë diellore po shënon zgjerim në rritje të tregut të paneleve diellore. Kanë qenë zonat rurale të parat që e aplikuan këtë burim alternativ energjetik, për t'u ndjekur nga qytetet dhe sot mjafton të udhëtosh drejt zonave rurale, për të parë se panelet diellore janë tashmë një realitet në rritje. I pari panel diellor u vendos në vitin 1998, kur një emigrant i kthyer nga Greqia, pasi punoi disa vjet rresht pranë një prodhuesi të vogël panelesh diellore, ngriti në Tiranë, biznesin e prodhimit të paneleve diellore nën emrin e shoqërisë së tij private, "Alba", i stimuluar përmes një projekti nga Qendra e Eficencës së Energjisë. 
Pas 10 viteve, sot numërohen mbi 10.000 panele diellore në të gjithë vendin, të vendosura kryesisht në zonat rurale, turistike bregdetare, në banesa, restorante, hotele, etj. Si vend me mbi 245 ditë diellore, me intensitet rrezatimi rreth 1450 kËh/m2/vit, Shqipëria garanton përdorimin me efektivitet të energjisë së rinovueshme diellore dhe vlerësohet domosdoshmëri për uljen e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim në objektet rezidenciale, si banesa, hotele, objekte shërbimi, etj, me investime modeste. Vlerat e investimeve për panelet diellore, rrotullohen në rreth 150-250 mijë lekë dhe sipas studimeve, vetëshlyerja e investimit për sistemet diellore bëhet brenda 3.5-5 vitesh. Në dy- tre vitet e fundit zgjerimi i tregut, po zhvendoset drejt qendrave të mëdha urbane, sidomos në Tiranë, Durrës, Sarandë, Vlorë, etj, ku dhe numri ndërtesave të banimit është në rritje. Nga një projekt stimulues, sot tregu i paneleve diellore ka krijuar rrjetin e tregtimit të tyre në shumë qytete të vendit. I nxitur si projekt për futjen e energjisë së rinovueshme, shfrytëzimi i paneleve diellore, sot vlerësohet si burim i ri dhe fitimprurës biznesi.  
Përdorimi i energjisë diellore, ndërsa pakëson përdorimin e energjisë elektrike në banesa dhe në industri, shërben si një burim i konsiderueshëm i energjisë së pandërprerë edhe në ditët e ftohta të dimrit. Përmes një financimi nga PNUD, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka siguruar zbatimin e një projekti për instalimin e paneleve diellore në Shqipëri. Projekti, parashikon që deri në 2012, pra në vitet e ardhshme, të vendosen panelet diellore kryesisht në hotelet e vendit, në rreth 50 mijë m2, për prodhimin e ujit të ngrohtë. Projekti parashikon të zbatohet në sektorin e shërbimeve, kryesisht në hoteleri, ku ndihet dhe nevoja më e madhe.
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.50
Powered by ANA Creative