Berisha u fsheh dështimet e qeverisë rrjetit parlamentar të Bankës Botërore
Kryeministri Berisha dje ka tentuar të fshehë dështimet e qeverisë që drejton takimit të tretë të BB me deklarime bombastike të tilla si “shpallja prioritet të qeverisë së tij, atë të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi në rajon për energjinë”, në një kohë kur e gjithë bota e ka marrë vesh se Shqipëria është e përfshirë në një krizë energjetike për shkak të keqmenaxhimit të sektorit energjetik, por dhe mungesës së burimeve shtesë të prodhimit
TIRANE- Kryeministri Berisha dje ka tentuar të fshehë dështimet e qeverisë që drejton takimit të tretë të rrjetit parlamentar të Bankës Botërore me deklarime bombastike të tilla si “shpallja prioritet të qeverisë së tij, atë të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi në rajon për energjinë”. E gjithë bota e ka marrë vesh se Shqipëria është e përfshirë në një krizë energjetike për shkak të keqmenaxhimit të sektorit energjetik, por dhe mungesës së burimeve shtesë të prodhimit. Një tjetër arsye për të tilla deklarime është dhre qëllimi për të fshehur dështimet e qeverisë që drejton në drejtimin ekonomik.
Një deklarim propagandistic që Berisha e përdor shpesh me të huajt është edhe se “Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për ndërtimin e impiantit nuclear”. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë takimit të tretë të rrjetit parlamentar të Bankës Botërore, se Shqipëria mirëpret të gjitha investimet në energjetikë. Kreu i qeverisë ka evidentuar ndër të gjitha projektet që do të zbatohen në këtë sektor, atë të Termocentralit Nuklear.
Kryeministri Berisha i ka njohur 33 parlamentarët nga 10 vendet e rajonit, të pranishëm në këtë tryezë me masat që janë ndërmarrë për të përmirësuar klimën për biznesin e të huaj, lehtësimin e procedurave administrative, si dhe reformën në fushën e taksave dhe tatimeve. Tre kanë qenë temat që janë diskutuar në takimin e rrjetit parlamentar të Bankës Botërore. Klima për investimet, rritja e çmimit të energjisë dhe ushqimeve, si dhe plakja demografike. Ne jemi të hapur për investimet në energjetikë. Po punohet shumë në drejtim të krijimit të burimeve të reja prodhuese të energjisë, përfshi këtu atë nuklearin.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj