Faqja e Pare | Ekonomi | Enel, EVN, CEZ dhe Energy Steiermark AG kandidatë për blerjen e OST

Enel, EVN, CEZ dhe Energy Steiermark AG kandidatë për blerjen e OST

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Përfundon afati për paraqitjen e shprehjes së interesit për parakualifikim të investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”sh.a. Forma e tenderit për përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është tender i hapur ndërkombëtar me një fazë, me parakualifikim

 

Tiranë- Zëvëndësministri i Ekonomisë Alibali dje ka deklaruar se ka përfunduar afati për paraqitjen e shprehjes së interesit për parakualifikim të investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “Operatori I Sistemit të Shpërndarjes”sh.a. Forma e tenderit për përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është tender I hapur ndërkombëtar me një fazë, me parakualifikim.

Procesi që ka të bëjë me parakualifikimin, u vëzhgua nga një noter, në prezencë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në të cilin bëjnë pjesë edhe dy përfaqësues të konsulentit ndërkombëtar, IFC. Deri në mbyllje të procesit, në ora 14. 00, datë 2 qershor 2008, u paraqitën 4 kompani: Pas orës 14.00, KVO hapi zarfat, për të identifikuar prezencën e dokumentacionit. Në ditët në vijim, Komisioni do të verifikojë nëpërmjet dokumentave të dërguara nga Kompanitë nëse ato i plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të Vendimit nr. 487, dt.16.4.2008 të Këshillit të Ministrave. Kompanitë që i plotësojnë kriteret, parakualifikohen për të marrë pjesë në tender. Ndërsa kompanitë që nuk përzgjidhen, kanë të drejtë që brënda pesë ditëve të bëjnë ankimim tek Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili brënda 10 ditëve duhet të kthejë përgjigje. Shpallja e të parakualifikuarve do të bëhet më dt. 9 Qershor 2008. Ndërsa më dt. 16 Qershor, atyre do t’u dërgohet ftesa, sëbashku me draft-Kontratën e shitjes.

Sipas Alibalit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka nisur punën për verifikimin e dokumentave që dorëzuan 4 kompanitë e huaja, nëse ato i plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të vendimit të Qeverisë, Nr. 487, datë 16.04.2008. Raporti i Komisionit do t'i dorëzohet ministrit të METE-s, në datën 7 Qershor, tha Alibali.  "Kompanitë që i plotësojnë kriteret, do të parakualifikohen për të marrë pjesë në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e 51% deri në 76% të aksioneve të OSSH, që do të bëhet në muajin Shtator", tha Alibali.    
Formula e privatizimit të aksioneve të Shpërndarjes parashikon jo më pak se 51% edhe jo më shumë se 76% të aksioneve të kapitalit që do t'u afrohet investitorëve strategjikë, të cilët duhet të jenë shoqëri, apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare dhe janë të specializuara në sektorin e energjisë. Paketa e aksioneve të kapitalit të mbetur të OST u afrohen ish- subjekteve të shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, mbi të cilat janë ndërtuar objektet e OSSH, të punonjësve të OSSH, të cilët kanë qënë të punësuar që nga viti 1992 dhe duhet të kenë jo më pak se 5 vjet punë, etj. Përveç ligjit për privatizimin e OSSH-së, janë përgatitur dhe dy projektligje të tjera, për "Modelin e ri të Tregut të energjisë" dhe rishikimi i ligjit "Për energjinë elektrike". 

Në muajin Prill, Ministria e Ekonomisë prezantoi Operatorin e Shpërndarjes në grupet e interesit, gjatë një seminari për privatizimin e OSSH-së, ku morën pjesë përfaqësues nga kompanitë më të mëdha të Europës Perëndimore, si ENEL, EVN, E.O.N, EnBW, "Siemens", CEZ, "RWE Power", "Union Fenosa", AES, "E-Steimark", të interesuar për këtë proçes. Që nga Janari i vitit 2007, OSSH operon e ndarë nga KESH dhe pas ndarjes së aseteve, aspekteve financiare, ai ka marrëveshjet e bashkëpunimit me Operatorin e Transmetimit (OST), si dhe KESH-in.  OSSH ka 1 milionë konsumatorë të energjisë elektrike: 878.000 janë familjarë, 112.000 biznese, 7.000 në sektorin buxhetor dhe jo buxhetor. Në zonat urbane janë 550 mijë konsumatorë, ndërsa 450 mijë të tjerë në zonat rurale.  
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative