Komisioni parlamentar i Ekonomisë: OK fondi të Kuvajtit për sheshin “Skënderbej”
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Al-Diëan Al-Emirit, të Shtetit të Kuvajtit', kontribut që do të përdoret për financimin e projektit “Rinovimi i sheshit "Skënderbej" dhe restaurimi i xhamisë së Et'hem Beut në Tiranë. Marrëveshja synon përgatitjen e një konkursi në nivel ndërkombëtar për përzgjedhjen e konsulentit dhe kontratës së shërbimit, për përgatitjen e projektimit të detajuar në realizimin e punimeve, e cila kap shifrën e rreth 500 mijë eurove. Gjithashtu, marrëveshja parashikon dhe financimin e punimeve për rinovimin e sheshit “Skënderbej” dhe restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, për të cilat është vënë në dispozicion një fond prej 4.5 milionë euro. Projekti, me një vlerë prej 5 milionë euro, është financim i Al-Diëan Al Emir, i Shtetit të Kuvajtit. Marrëveshja përcakton Bashkinë e Tiranës si zbatuese të projektit.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj