Faqja e Pare | Ekonomi | Janar – Prill 2008, plani i investimeve publike 9.8 %

Janar – Prill 2008, plani i investimeve publike 9.8 %

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Pavarësisht se qeveria ka premtuar një rekord të investimeve në buxhet për vitin 2008, në 4 muaj, ka realizuar vetëm rreth 10.3 miliardë lekë investime, që nëse krahasohen me planin vjetor, mbeten minimale. Investimet e realizuara gjatë 4 muajve të parë të vitit, janë vetëm 9.8 për qind të fondit total

 

 

Tiranë -  Katër muajt e parë të vitit 2008 kanë qenë një dështim i radhës përsa i përket realizimit të investimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Financave bën të ditur se janë realizuar 10.3 miliardë lekë, nga 17.4 miliardë lekë që ishte plani i investimeve për 4-mujorin, informojnë statistikat zyrtare të publikuara nga ana e Ministrisë së Financave.

Pavarësisht se qeveria ka premtuar një rekord të investimeve në buxhet për vitin 2008, në 4 muaj, ka realizuar vetëm rreth 10.3 miliardë lekë investime, që nëse krahasohen me planin vjetor, mbeten minimale.

Investimet e realizuara gjatë 4 muajve të parë të vitit, janë vetëm 9.8 për qind të fondit total. Pra, për këtë periudhë, investimet duken se kanë qenë totalisht të bllokuara pasi nga 105. miliardë lekë që janë parashikuar të realizohen për këtë zë gjatë këtij viti, në periudhën në fjalë është arritur një nivel prej vetëm 10.3 miliardësh, ose 9.8 për qind.

Ndërsa në raport me planin 4-mujor realizimi është 59.6 % ose 7 miliardë lekë më pak. E njëjta situatë paraqitet edhe në realizimin e investimeve publike të financuara nga jashtë. Kështu plani i këtyre investimeve me financim të huaj për 4 mujorin eshtë realizuar 58 % ndërsa përsa I përket planit vjetor është vetëm 10 % ose 4.2 miliardë lekë më pak.

Duke parë këtë nivel tepër të ulët të realizimit të investimeve, kryeministri Berisha ka kërkuar nga ana e ministrive të linjës, dhe në veçanti të asaj të Transporteve, një kërkesë më të fortë ndaj firmave që zbatojnë projektet. Madje, për këtë çështje u hartua edhe një rregullore që skualifikonte firmat që nuk kishin kapacitete. Por rezultati duket sërish i njëjtë, madje më i ulët se ai i një viti më parë, duke nxjerrë në pah problemet e mëdha të administrimit të fondeve publike.

Edhe Banka e Shqipërisë, në deklaratën e saj të politikës monetare, ka deklaruar se qeveria vazhdon që të ketë një realizim të ulët të investimeve. “Zhvillimet fiskale të tremujorit të parë të vitit 2008, dëshmojnë për një politikë fiskale të përmbajtur, e cila ka rezultuar në një suficit buxhetor mbi nivelin e parashikuar. Grumbullimi i të ardhurave ka ndjekur një prirje në rritje, ndërkohë që shpenzimet për investime, për këtë periudhë të vitit, kanë pësuar tkurrje në krahasim me një vit më parë. Huamarrja e qeverisë gjatë kësaj periudhe, përfaqësohet nga huamarrja e brendshme”, - ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative