Faqja e Pare | Ekonomi | Qeveria synon vetëm 2 korsi për sutostradën Lushnjë Fier

Qeveria synon vetëm 2 korsi për sutostradën Lushnjë Fier

Germezoni: Decrease font Enlarge font

 

Tiranë - Berisha ka vendosur të mbarojë autostradat vetëm me dy korsi. Edhe segmentin Lushnjë Fier ashtu shpreson ta mbarojë. Po të shikosh tendencën e punimeve, do të shikosh se punonjësit po tentojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë, të përfundojnë rrugën të paktën me dy korsi, ndërsa dy tëë tjerat kismet. Këtë përvojë Berisha mundohet ta përcjellë edhe në ndërtimin e segmentit tjetër të autostradës Levan Vlorë. Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e firmës ndërtuese në këëtë segment dje, Kryeministri u kërkoi që, duke aplikuar punën me tre turne dhe shtimin e mjeteve, të përfundojnë punimet dhe të nisë qarkullimin në dy korsi, në maj të vitit 2009. Kryeministri shprehu bindjen se kompania ndërtuese ka të gjithë potencialin për ta arritur këtë objektiv. Segmenti rrugor Lushnje-Fier me gjatësi 21.5 km, është financim i Qeverisë Italiane e cila ka akorduar një fond prej 22.300.000 Euro për ndërtimin dhe 900.000 Euro për supervizimin. Punimet për ndërtimin e këtij segmenti po kryhen nga firma Maltauro & Dalema me një ofertë prej 17.5 Euro ndërkohë që supervizimi po kryhet nga firma “Sintagma & Stipe & SËS” me një ofertë prej 693.000 Euro. Kontraktori Maltauro ka marrë angazhim të përfundojë punimet në afat të reduktuar, pra nga 24 muaj në 18 muaj. Pjesë e këtij angazhimi është edhe premtimi i tij për hapjen e karrexhatës së kalimit për trafikun para sezonit turistik të verës 2007. Seksioni rrugor Lushnje - Fier ndahet në tre seksione të ndryshme: segmenti i parë nga unaza e Lushnjës deri në unazën e Kolonjës 11.7 km, segmenti i dytë vijon nga unaza e Kolonjës deri në unazën e Fierit me një avancim prej 7.2 km (nga km 11.7 deri në km 19.9) dhe segmenti i tretë nga unaza e Fierit në urën e lumit Seman me një distancë prej rreth 1.8 km (nga km 19.9 deri në km 21.6) që edhe përfundon këtë segment.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative