Faqja e Pare | Ekonomi | Berisha iu shmang inspektimit të ndërtimit të Lushnjë-Fier

Berisha iu shmang inspektimit të ndërtimit të Lushnjë-Fier

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë – Kryeministri Berisha gjatë vizitës së para disa ditëve në Fier iu shmang inspektimit të punimeve të autostradës Lushnjë Fier, e cila ka tejkaluar cdo afat për përfundiomin e saj. Shqiptarët patën fatin të shohin një kryeministër që mburret për inagurimin

 

Tiranë – Kryeministri Berisha gjatë vizitës së para disa ditëve në Fier iu shmang inspektimit të punimeve të autostradës Lushnjë Fier, e cila ka tejkaluar cdo afat për përfundiomin e saj. Shqiptarët patën fatin të shohin një kryeministër që mburret për inagurimin e një rruge në dalje të Fierit prej km dhe nuk gjen kohë të ballafaqohet me paaftësinë e qeverisë së tij për të ndërtuar në afat dhe zvarritur ndoshta deri në 2009 të mbarimit të punimeve të autostradës Lushnjë Fier e gjatë 21.5 km. Të gjithë njerëzit që kanë raastin të kalojnë në këtë ssegment rrugor mund të shikojnë se sa zvarriten punimet në këtë segment.

Kryeministri Berisha inaguroi një rrugë rrugë prej një 1 km në dalje të Fierit dhe nuk shkon as të kontrollojë dhe jo më të inagurojë segmentin Lushnjë Fier me gjatësi 21.5 km, ndërtimi i të cilit ka 3 vjet që zvarritet megjithëse duhet të kishte përfunduar në mars 2008. Berisha nuk e ka për gjë edhe të vazhdojë të gënjejë zyrtarët lokalë. Mjafton të shikohet në deklarimin e tij dje në Fier, ku, sipas njoftimit për shtyp të Këshillit të Ministrave deklaron: “Në shtator, unë i premtova kryetarit të Bashkisë së Patosit ndërtimin e rrugës që lidh Patosin me Fierin. Ky projekt përfundon këtë vit dhe vitin që vjen është e sigurt që do të fillojë ndërtimi i saj. Ju do të shihni vetë premtimet e mbajtura të Sali Berishës. Unë i qëndroj premtimeve të mia. Kjo rrugë do të fillojë në fillim të vitit që vjen dhe do ta shndërrojë në një qytet të vetëm Patosin dhe Fierin”.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative