Faqja e Pare | Ekonomi | Paralajmërim për çmime më të larta

Paralajmërim për çmime më të larta

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image Znj. Bush ne nje fjalim te mbajtur ne "OECD"

Londer- Në një raport të fundit rreth gjendjes së çmimeve të ushqimeve në tregjet botërore thotë se çmimet rekord që po vërehen aktualisht, me gjasë nuk do të zgjasin. Por raporti i përbashkët i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe

 

Londer- Në një raport të fundit rreth gjendjes së çmimeve të ushqimeve në tregjet botërore thotë se çmimet rekord që po vërehen aktualisht, me gjasë nuk do të zgjasin. Por raporti i përbashkët i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se ato do të jenë më të larta se në të shkuarën.

Raporti verëson se shumë fakotë pas rritjesë së çmimeve të suhqimeve së funmi, janë të përkohshëm, si psh.: moti i keq në rajonet kryesore të prodhimit të drithrave në botë.

Por në të parashikohet që me rikthimin e kushteve normale, çmimet duhet të bien, por jo në nivelet e ulta të dhjetëvjeçarit të shkuar. Korrespondenti i BBC-së për çështje të biznesit, Mark Gregory thotë se mesazhi i vlerësimit më të fundit të FAO-s dhe OECD-së është se nuk duhet bërë panik. Në raport pranohet se çmimet e ushqimeve janë aktualisht në nivele rekord pothuajse në të gjitha kategoritë, por thuhet se një gjë e tillë nuk ka për të zgjatur. Raporti thekson natyrën e përkohshme të disa prej faktorëve pas rritjes së çmimeve si p.sh.: moti i keq i pazakontë në vendet kryesore të prodhimit të drithrave në botë, që ka ndikuar si tek drithrat, ashtu dhe tek bagëtitë. Në të thuhet se në këtë situatë nuk ka asgjë të re dhe, si ka ndodhur në raste të caktuara në të shkuarën, raporti pret që çmimet të bien me rikthimin e kushteve normale. Por FAO dhe OECD paralajmërojnë se çmimet e ushqimeve nuk do të bien krejtësisht. Raporti pret që ato të mbeten në nivel më të lartë nga ç'kanë qenë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në afat të mesëm. Raporti thotë se ekzistojnë disa faktorë të përhershëm që po çojnë në ngritjen e çmimeve, si shtimi i konsumit në vendet në zhvillim. Por me kalimin e kohës, sipas raportit, kërkesa do të përmbushet nga oferta e duhur ndërsa bujqit shtojnë prodhimin. Kjo si përfundim do të çojë në rikthimin e fenomenit afatgjatë të rënies së kostos reale të ushqimeve, por me ritëm më të ngadaltë se në të shkuarën. Sa i përket furnizimit, raporti pret që rendimenti më i lartë i prodhimit do të jetë faktor më i rëndësishëm në shtimin e pordhimeve bujqësore sesa toka e re që do të vihen nën kultivim.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative