Faqja e Pare | Ekonomi | Shpronësohen pronat që preken nga zgjerimi i fushës së mbetjeve urbane të Sharrës

Shpronësohen pronat që preken nga zgjerimi i fushës së mbetjeve urbane të Sharrës

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë - Me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, dje, Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin, për interes

 

Tiranë - Me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, dje, Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Tiranës, në fshatin Sharrë. Shpronësimi të bëhet në favor të komunës Vaqarr. Pronarët e pasurive të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen  4 237 (katër mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m2 tokë arë, të vlerësuar me çmimin  537 (pesëqind e tridhjetë e shtatë) lekë/ m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi  2 275 269 (dy milionë e dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 128 810 (njëqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e dhjetë) lekë, të përballohet nga komuna Vaqarr. Vlera e përgjithshme e shpronësimit,  2 275 269 (dy milionë e dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi të fillojë më 1.6.2008 dhe të përfundojë më 31.8.2008. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe komuna Vaqarr për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative