Mbikalimi-Kamëz, mbaron afati i punimeve
TIRANE- Dje duhet të kishin përfunduar punimet në mbikalimin e Kamzës. 28 maj është afati i përfunidmit të këtij projekti në kontratën e lidhur mes firmës austriake
TIRANE- Dje duhet të kishin përfunduar punimet në mbikalimin e Kamzës. 28 maj është afati i përfunidmit të këtij projekti në kontratën e lidhur mes firmës austriake “Alpine” dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Punimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por përkundrazi do të kërkojnë ende shumë kohë. Pasojat e këtyre vonesave i vuajnë drejtuesit e automjeteve, të cilët janë të detyruar që të presin me minuta të tëra në trafik për të përshkruar pak metra. Një situatë që bëhet akoma më e rëndë me vapën e ditëve të fundit.
Zona tek mbikalimi i Kamzës është edhe nyja kryesore që lidh qytetin e Tiranës me atë të Durrësit. Me sezonin veror në prag, shtohet ndjeshëm fluksi i automjeteve që përshkojnë këtë rrugë. Kjo do të thotë se drejtuesit e automjeteve duhet të vuajnë shumë më tepër se deri tani. Kompania “Alpine”, i ka nisur punimet më 12 qershor të vitit të kaluar dhe sipas kontratës ato duhet të kishin përfunduar në fund të prillit. Por Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit vendosi ta shtyjë me një muaj afatin e përfundimin të tyre, nisur nga vonesat me shpronëismet, rreshjet dhe trafiku i dendur në këtë zonë. Afati i ri i vendosur në kontratë ishte data 28 maj, por as ky nuk u respektua. Në këto kushte, askush nuk di të thotë me saktësi sesa duhet të presin ende qytetarët për të përshkruar normalisht zonën në mbikalimin e Kamzës.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj