Faqja e Pare | Ekonomi | Nafta arrin rekord në çmimet e shitjes, 160 Lekë për litër

Nafta arrin rekord në çmimet e shitjes, 160 Lekë për litër

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë - Cmimi i naftes ne tregun vendas ka shenuar nje rekord historik. Nje liter nafte e tipit D2, qe ka dhe konsumin me te madh ne vend shitet ne pikat

 

Tiranë - Cmimi i naftes ne tregun vendas ka shenuar nje rekord historik. Nje liter nafte e tipit D2, qe ka dhe konsumin me te madh ne vend shitet ne pikat me pakice me 160 leke, kur 4 dite me pare tregtohej me rreth 153 leke. Rritje ka shenuar dhe nafta tjeter, ajo e tipit D1, e cilesise me te larte. Nje liter nafte u shit deri ne 165 leke per liter. Vetem pak dite me pare cmimi per naften D1 ne tregin me pakice ishte rreth 155 leke per liter. Cmimet e naftes jane rritur nga te gjitha shoqerite e karburanteve. Tregtaret e kane justifikuar kete rritje e forte te cmimit ne tregun e brendshem me ecurine e tij ne bursat nderkombetare. Ata thone se vazhdojne te mbajne te njejten norme fitimi prej 6 per qindesh, ndersa pjesen tjeter te cmimit ia faturojne tregut nderkombetar dhe taksave. Sipas te dhenave, pjesa e taksave ze gati 40 per qind te cmimit me pakice, qe do te thote se me nje cmim prej 160 lekesh, 64 leke i shkojne shteti ne forme taksash. Importuesit thone se tregu mbetet i turbullt. Sipas tyre, aktualisht nje liter nafte e tipit D2 po mberrin ne Portin e Durresit me nje cmim prej 145 leke per liter, ndersa D1 me 149 leke per liter, cka parlajmeron per rritje te tjera te cmimit ne treg.

Nafta arrin rekordin historik të çmimeve në vend, nivele të cilat nga ana e konsumatorëve as që janë menduar. Pikat e shitjes së arit të zi në kryeqytet gjatë ditës së djeshme kanë kuotuar në një nivel rekord një litër naftë, duke e shitur këtë të fundit me 163 lekë për litër. Nafta D2 është shitur gjatë ditës së djeshme me një çmim prej 155 lekë për litër, ndërsa benzina ka patur një çmim prej 160 lekë për litër. Çmimi i naftës së cilësisë së parë vazhdon që të luhatet sipër atij të benzinës, duke paraqitur një sjellje të re në tregun vendës. Tashmë askush nuk e sheh me çudi që çmimi i arit të zi në vend të mbërrijë në 200 lek për litër në fund të këtij viti, pasi konjunktura e çmimeve vazhdon që të drejtohet me shpejtësi në këtë nivel rekord. Grosistët në vend, bëjnë të ditur se për çdo javë që kalon, çmimet kane pasur një rritje me rreth 20 dollarë për ton. Çmimet janë rritur aq shumë, sa edhe kompanitë që mundet të importojnë sasira të mëdha të naftës janë të pakta, duke treguar se vlera e arit të zi është në rritje të vazhdueshme. Por dritë shprese kanë lindur gjatë ditëve të fundit në bursat ndërkombëtare, pavarësisht rritjeve rekord të çmimit. Sipas specialistëve të tregjeve, nafta për këtë vit parashikohet që të ketë një çmim mesatar, që do të shkojë në 107 dollarë për fuçi, ndërsa gjatë 2009 dhe 2010, çmimi mesatar parashikohet që mos të kalojë 102 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës ka sjellë efekte zinxhir edhe në mallrat e tjerë dhe shërbimet në të cilat ajo përdoret si lëndë e parë. Kështu, qeveria vendosi që të rrisë çmimet e biletave të transportit urban me 50 për qind.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative