Avokati Prokurimeve: Qeveria vonon dhënien e licencave të HEC-ve
Avokati i Prokurimeve ka konstatuar vonesa të shumta në proçedura. Bëhet fjalë për zvarritje që rëndojnë mbi kompanitë e interesuara dhe që për to përkthehen në kohë dhe para të humbura. Ky fakt evidnetohet në raportin e avokatit të prokurimeve për vitin 2007, që ka mbërritur për diskutim në Kuvend
TIRANE- Kompanitë e interesuara për marrjen me konçesion të Hidrocnetraleve përballen me vonesa të shumta, që për to përkthehen në kohë dhe para të humbura. Ky është konstatimi që ka bërë Avokati i Prokurimeve në raportin për vitin 2007
Në një kohë që qeveria shqiptare ka përcaktuar si prioritet për energjetikën dhënien me konçesion të hidrocentraleve, Avokati i Prokurimeve ka konstatuar vonesa të shumta në proçedura. Bëhet fjalë për zvarritje që rëndojnë mbi kompanitë e interesuara dhe që për to përkthehen në kohë dhe para të humbura. Ky fakt evidnetohet në raportin e avokatit të prokurimeve për vitin 2007, që ka mbërritur për diskutim në Kuvend. Në këtë dokument evidentohet se vonesat në shqyrtimin e ofertave janë fenomene negative që ulin besimin e operatorëve ekonomikë, të cilët angazhojnë ekspertë dhe harxhojnë shumë kohë dhe fonde për realizimin e projekteve konçensionare.
Raporti përmban vërejtje edhe për Agjencinë e Prokurimeve Publike, e cila nuk u jep bizneseve të interesuara informacion të saktë lidhur me tenderat. Raporti i Avokatit të Prokurimeve pritet të shqyrtohet në komisionin parlamentar të ekobomisë dhe më pas në komisionet e tjera javën e ardhshme. Në vijim, drafti do të kalojë për miratim në seancë plenare.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj