Shoqata e Investitorëve të Huaj organizon Konferencën “Burimet Natyrore Shqiptare”
Tirana- Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare “Burimet Natyrore Shqiptare”, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri dhe partnerët pjesmarrës
Tirana- Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare “Burimet Natyrore Shqiptare”, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri dhe partnerët pjesmarrës diskutuan në katër panele mbi tema që përfshijnë arsyet, të cilat e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për investimet e huaja, një pasqyrë të zhvillimeve dhe resurseve kryesore në fushën e zbulimit dhe shfrytëzimit të mineraleve, naftës dhe gazit, si dhe një vështrim mbi energjitë e rinovueshme dhe efikasitetin e përdorimit të energjisë.
Përfaqëues të AlbInvest-it shpjeguan mundësitë për investime në Shqipëri dhe programet e posatshme të dizajnuara për të mbështetur konkurueshmërinë e SME-ve shqiptare. Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Milo Kuneshka prezantoi aktivitetin minerar dhe burimet minerare në Shqipëri. Ekspertë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar shpjeguan në detaje aspekte që lidhen me tiparet metalogjenike të vendit, një panoramë të hollësishme mbi kromitet, hekur-nikelin, Bakrin, durët dekorativë të Shqipërisë, etj. Më tej, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore referoi mbi ujrat sipërfaqësore, kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në Shqipëri, ndërsa Bankers Petroleum, Selenice Bitumi SHA dhe Raiffeisen Bank paraqitën përpara pjesmarrësve të shumtë të huaj historinë e tyre të suksesit.
Një dritare të rëndësishme në temat e Konferencës zuri energjia e pastër, duke filluar nga shfrytëzimi i burimeve hidrike. Moncada Energy Group prezantoi në sesionin e pasdites projektin e parkut të saj energjitik me erë. Drejtori i Operatorit të Sistemit të transmetimit, Ing.Ymer Balla shpjegoi përpara të pranishmëve elementët që e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet në energjitikë.
Ndërkaq Enti Kombëtar i Energjisë paraqiti hapat që po ndërmerren për të efektivizuar përdorimin e energjisë diellore në vend, në kuadër të përmirësimit të balancës energjitike të vendit.
Konferenca Kombëtare mbi Burimet Natyrore Shqiptare me temën “Shqipëria, një Destinacion për Investime” është e para e këtij lloji që zhvillohet në vend. Kjo Konferencë, e cila shoqërohet edhe nga Panairi i mëse 60 shoqërive që kanë investuar në burime natyrore dhe agjensive kombëtare që i manaxhojnë ato, synon të përthithë investitorë të rinj që duan të vlerësojnë potencialet natyrore të Shqipërisë si dhe mbështet vizionin politik të qeverisë për zgjerimin e transparencës.
Kjo veprimtari u realizua me bashkëpunimin e ngushtë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AlbInvest, por edhe të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Punëve Publike e Telekomunikacionit, etj. “Kemi besim të plotë se Konferenca do të prodhojë një shtytje të rëndësishme për veprimtarinë ekonomike të vendit por edhe një vizion më të plotë për investitorët që kanë nisur tashmë projektet e tyre industriale në Shqipëri” – tha në hapje të saj Papaspyrou, president i Shoqatës se Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Banka Botërore miraton një Grant të Asistencës për Mjedisin Global (GEF) që do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi të mbrojnë dhe menaxhojnë burimet e përbashkëta të Liqenit të Shkodrës
Asistenca për Mjedisin Global (GEF) përbëhet nga 178 anëtarë, institucione ndërkombëtare financiare që punojnë për çështje mjedisore globale dhe mbështet zhvillimin e qendrueshëm. Grantet e GEF financojnë projekte në vendet në zhvillim për biodiversitetin, ndryshimin e klimës, ujërat ndërkombëtare, degradimin e tokës, shtresën e ozonit dhe ndotësit organikë. Që nga 1991, GEF ka shënuar progres në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion, duke ofruar 7.4 miliardë dollarë dhe 30 miliardë dollarë bashkëfinancime për mbi 2000 projekte në 165 vende.
Përmes Programit të Granteve të Vogla, GEF ka dhënë më shumë se 7000 grante në një shumë deri në 50.000 dollarë secili për organizatat joqeveritare dhe ato të komunitetit.
Grupi i Bankës Botërore është një nga agjencitë zbatuese të GEF dhe mbështet vendet për përgatitjen e projekteve të bashkëfinancuara nga GEF, si dhe mbikëqyr zbatimin e tyre. Ai luan rolin kryesor në sigurimin e zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve të investimit. Banka mbështetet në eksperiencën e saj të investimit në vendet ku vepron për të promovuar mundësitë e investimit dhe mobilizimin e sektorit privat, dypalesh, shume palesh dhe burimeve te tjera qeveritare dhe joqeveritare, te cilat jane ne perputhje me objektivat e GEF dhe strategjitë kombëtare për zhvillim të qendrueshëm. Qysh nga 1991, Grupi i Bankës Botërore ka dhënë 1.52 miliarde dollarë në burime të GEF dhe 2.25 miliardë dollarë si bashkëfinancime për projekte të GEF në 80 vende. Përveç burimeve të veta dhe ato të GEF, Grupi i Bankës Botërore ajo ka mobilizuar edhe 5.48 miliardë dollare nga donatorë të tjerë



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj