Banka Botërore aprovon 4.55 milionë USD për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës
UASHINGTON – Bordi i Bankës Botërore aprovoi një grant të Asistencës së Mjedisit Global (GEF) prej 4.55 milion dollarësh (1.99 milion për Shqipërinë
UASHINGTON – Bordi i Bankës Botërore aprovoi një grant të Asistencës së Mjedisit Global (GEF) prej 4.55 milion dollarësh (1.99 milion për Shqipërinë dhe 2.56 milion për Malin e Zi) për Projektin e përbashkët të Menaxhimit të Integruar të Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës. Këto fonde do të ndihmojnë të dyja vendet të menaxhojnë në mënyrë më eficiente dhe të sigurt liqenin e Shkodrës, duke promovuar zhvillimin e qendrueshëm. Projekti do të fokusohet veçanërisht mbi turizmin dhe peshkimin si dhe do të nxisë marrjen e masave në disa zona të ndotura.
“Ky projekt do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike dhe mjedisore në nivel rajonal dhe kombëtar përmes nxitjes së zhvillimit të qendrueshëm të turizmit, rritjes së aksesit në treg për peshkatarët si dhe asistencës për zbatimin e ligjit ndaj praktikave të ndaluara të peshkimit,” tha Monique Barbut, Drejtore e Asistencës për Mjedisin Global (GEF).
“Bashkëpunimit rajonal dhe forcimi i institucioneve për menaxhimin e mjedisit të përbashkët është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për faktin se të dyja vendet po aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Projekti do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vepruar bashkërisht në vendosjen e themeleve më të qendrueshme për brezat e ardhshëm,” tha Karin Shepardson, Drejtuese e Projektit në Rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.
Projekti do të përmbushë objektivat e tij përmes zbatimit të tri komponenteve kryesore: (i) Ndërtimi i kapaciteteve për nje kuptimi dhe menaxhimi të përmirësuar të përbashkët për Liqenin; (ii) Promovimi i përdorimit të qendrueshëm të burimeve të Liqenit; dhe (iii) Promovimi i investimeve që pakësojnë ndotjen. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e Shqipërisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes Mjedisore të Malit të Zi. Qysh kur Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991, angazhimi i Bankës është në 64 projekte me një shumë totale prej afërsisht 925 milionë dollarë. Qysh kur Mali i Zi u bë anetare e Bankës Botërore si një vend i pavarur në vitin 2007 angazhimi i Bankës deri më sot është afërsisht 46 milionë dollarë për 7 projekte.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj